

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte sot me disa banorë të njësisë 10 në Tiranë. Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi tha se shteti është kthyer në armik dhe xhelat i njerëzve.
Kryemadhi u shpreh se njerëzit janë të lodhur nga kjo politikë dhe duan që ta ndryshojnë këtë realitet. Kryetarja e LSI-së ftoi të gjithë që në 25 prill të shkojnë të votojnë, pasi aty do të jetë ndëshkimi dhe vlerësimi.
“Ajo që është më e dhimbshmja në çdo takim është si ky shtet mund të jetë kaq armiqësor me ne. ‘Mirë që shteti është armiqësor me ju politikanët, por pse duhet të jetë kaq armiqësor me mua’, kështu me thonë.
Rasti i djeshëm i vajzës që ka paguar 8 mln lekë për nenën ka qenë flagrant. Është absurde mënyrë si familjarët nuk komunikonin me pacientët dhe kjo iu faktua dje.
Shteti duhet të jetë institucioni që i përgjigjet njerëzve. Ne prandaj paguajmë taksa, por është kthyer në një xhelat të njerëzve.
Njerëzit kanë dëshirën e madhe për ta ndryshuar këtë realitet. Secili nga ne duhet të bindi një mik, një shok që të shkojë të votojë në 25 prill, sepse 25 prilli do të ndëshkojë dhe do të vlerësojë”, tha ndër të tjera Kryemadhi.

Të ngjashme
Video/ “Ne nuk jemi të vjedhur”, Rudina Hajdari bëhet lëmsh, ngatërron sloganin e Nismës Thurje
E bujshme/ Biden firmos urdhërin ekzekutiv për rikthimin e SHBA-ve në Marrëveshjen e Parisit për Klimën
“Çmenduri” në Selanik, shqiptari u drejton pistoletën lodër policëve, ndjekje si në filma
Parlamenti miraton projekt-ligjin, Greqia zgjerohet me 12 milje në detin Jon
Djegia e biznesmenit në Pukë, edhe Italia hap hetim, dy pista: Krim pasioni, ose vrasje për pronat
Defekti/ Disa zona në Tiranë pa energji elektrike
EMRI/ Zbardhen pasuritë 5 mln euro të sekuestruara në Tiranë, ja kush është mirditori i dënuar për trafik droge që i posedonte
Basha uron Biden: Pres të punoj me ju për forcimin e mëtejshëm të aleancës SHBA-Shqipëri
Lini nje Koment