

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia në Korçë, pasi është kapur duke qarkulluar me armë të ftohtë dhe lëndë narkotike.
Në pranga ka rënë R. J., 27 vjeç, banues në Tiranë. I riu është arrestuar në lagjen nr. 11, Korçë, dhe gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur një thikë metalike dhe një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë:
U kap duke qarkulluar me armë të ftohtë dhe lëndë narkotike, arrestohet në flagrancë një 27-vjeçar.
Sekuestrohet një thikë dhe një sasi e dyshuar kanabis gati për shitje.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë kanë goditur një rast të veprimtarisë së paligjshme në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. J., 27 vjeç, banues në Tiranë.
Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, shërbimet e Policisë e kanë ndaluar këtë shtetas, në lagjen nr. 11, Korçë, dhe gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur një thikë metalike dhe një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Të ngjashme
Video/ “Ne nuk jemi të vjedhur”, Rudina Hajdari bëhet lëmsh, ngatërron sloganin e Nismës Thurje
E bujshme/ Biden firmos urdhërin ekzekutiv për rikthimin e SHBA-ve në Marrëveshjen e Parisit për Klimën
“Çmenduri” në Selanik, shqiptari u drejton pistoletën lodër policëve, ndjekje si në filma
Parlamenti miraton projekt-ligjin, Greqia zgjerohet me 12 milje në detin Jon
Djegia e biznesmenit në Pukë, edhe Italia hap hetim, dy pista: Krim pasioni, ose vrasje për pronat
Defekti/ Disa zona në Tiranë pa energji elektrike
EMRI/ Zbardhen pasuritë 5 mln euro të sekuestruara në Tiranë, ja kush është mirditori i dënuar për trafik droge që i posedonte
Basha uron Biden: Pres të punoj me ju për forcimin e mëtejshëm të aleancës SHBA-Shqipëri
Lini nje Koment