X

Hapi i parë, Basha firmos paktin me PAA-në, Duka futet te lista fituese në Durrës, LSI e vetme

Lulzim Basha hedh hapin e parë zyrtar për koalicionet. Kreu i Partisë Demokratike nënshkruan marrëveshjen e parë me aleatin e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Dukën.

Lideri demokrat ka pranuar që Duka të jetë në tre emrat e parë të listës së koalicionit në qarkun e Durrësit, praktikisht te pjesa fituese.

Në 11 qarqet e tjera të vendit, PAA-ja do të ketë kandidatë në cdo qark, por jo në listën fituese.

Ndërkohë që në përfundim të procesit zgjedhor votat e marra nga kandidatët e PAA-së do të mblidhen për t’u përkthyer në poste në rast se arrijnë të qeverisin vendin ose zgjedhjet e ardhshme.

Gjithashtu bëhet me dije se kryedemokrati, Basha në vijim të punës për zgjedhjet e 25 prillit të 2021 vijon takimet me aleatët e tjerë. Këtë të mërkurë kryedemokrati është takuar me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Sa i përket aleatit kryesor të Bashës, LSI-ja do të dalë me listat e veta në zgjedhjet parlamentare.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Kapet me drogë, arrestohet 27-vjeçari nga Tirana

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia në Korçë, pasi është kapur duke qarkulluar me armë të ftohtë dhe lëndë narkotike....

Close