

Një 25-vjeçar shqiptar me profesion inxhinier ka mbetur i vdekur, për shkak të një aksidenti automobilistik në Ekali të Athinës.
Mediat greke bëjnë me dije se shkaktar i aksidentit është një 19-vjeçar, i cili shkeli rregullat e qarkullimit rrugor teksa drejtonte një makinë luksoze me shpejtësi.
I riu shqiptar ishte duke drejtuar një motoçikletë teksa u përplas nga një makinë “Mercedes GLE”, ku në timon ishte djali 19-vjeçar i një pronari të njohur të anijeve në Greqi.
Mediat greke nuk bëjnë të ditur emrin e biznesmenit në fjalë, ndërsa theksojnë se 19-vjeçari ishte duke u kthyer nga palestra kur ka shkelur shenjën “STOP” duke ecur me shpejtësi në drejtim të motorçikletës së drejtuar prej të riut shqiptar.
Pas aksidentit, 19-vjeçari u arrestua dhe policia ka marrë monstrat e gjakut për të kuptuar nëse greku ishte apo jo nën efektin e drogërave apo alkoolit.
Në një reagim për “Protothema”, familja e të riut shqiptar është shprehur se presin përfundimin e hetimeve për ngjarjen tragjike.
“Ai ishte tepër i ri për t’u përballur me vdekjen. Kishte ëndrra që u prenë në mes. Presim përfundimin e hetimeve për të dalë më pas me një qendrim për atë që na ka ndodhur”, shprehen familjarët.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
Video/ “Ne nuk jemi të vjedhur”, Rudina Hajdari bëhet lëmsh, ngatërron sloganin e Nismës Thurje
E bujshme/ Biden firmos urdhërin ekzekutiv për rikthimin e SHBA-ve në Marrëveshjen e Parisit për Klimën
“Çmenduri” në Selanik, shqiptari u drejton pistoletën lodër policëve, ndjekje si në filma
Parlamenti miraton projekt-ligjin, Greqia zgjerohet me 12 milje në detin Jon
Djegia e biznesmenit në Pukë, edhe Italia hap hetim, dy pista: Krim pasioni, ose vrasje për pronat
Defekti/ Disa zona në Tiranë pa energji elektrike
EMRI/ Zbardhen pasuritë 5 mln euro të sekuestruara në Tiranë, ja kush është mirditori i dënuar për trafik droge që i posedonte
Basha uron Biden: Pres të punoj me ju për forcimin e mëtejshëm të aleancës SHBA-Shqipëri
Lini nje Koment