

Detaje të reja janë zbuluar nga përplasje mes dy biznesmenëve të ndërtimit tek rruga “Ndre Mjeda” në Tiranë, ku për pasojë mbetën dy persona të plagosur dhe një i lënduar.
“Abc News” raporton se historia e konfliktit mes biznesmenëve Albert Allmuça dhe Sino Llanaj është i hershëm.
Dy bashkëpronarët kanë akuzuar njëri-tjetrin për mos kryerje pagesash të përbashkëta. Po ashtu, si shkak i këtij konflikti disa muaj më parë,a ta kanë bllokuar edhe rrugën kryesore të zonës me kamionë në mënyrë që të mos vijonte ndërtimi i objektit.
Mosmarrëveshjet mes dy pronarëve kanë bërë që afati i përfundimit të pallatit të shtyhet, e për pasojë banorët që kanë blerë hyrje kanë protestuar të shtunën. Duke iu kthyer ngjarjes së sotme, i plagosur ka mbetur edhe roja i objektit i cili ka marrë goditje me grushte në trup edhe në kokë.
Ai është dërguar në spital për kujdes shëndetësor ndërsa bashkë me këmbësorin Klodjan Gomina, që mori një plumb në këmbë dhe Llanajn, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
I vetmi që u gjet në vendin e ngjarjes nga policia ishte këmbësori i plagosur, ndërsa Llanaj ishte nisur vetë drejt spitalit.
Policia është në kërkim të autorit Albert Allmuça.

Të ngjashme
Video/ “Ne nuk jemi të vjedhur”, Rudina Hajdari bëhet lëmsh, ngatërron sloganin e Nismës Thurje
E bujshme/ Biden firmos urdhërin ekzekutiv për rikthimin e SHBA-ve në Marrëveshjen e Parisit për Klimën
“Çmenduri” në Selanik, shqiptari u drejton pistoletën lodër policëve, ndjekje si në filma
Parlamenti miraton projekt-ligjin, Greqia zgjerohet me 12 milje në detin Jon
Djegia e biznesmenit në Pukë, edhe Italia hap hetim, dy pista: Krim pasioni, ose vrasje për pronat
Defekti/ Disa zona në Tiranë pa energji elektrike
EMRI/ Zbardhen pasuritë 5 mln euro të sekuestruara në Tiranë, ja kush është mirditori i dënuar për trafik droge që i posedonte
Basha uron Biden: Pres të punoj me ju për forcimin e mëtejshëm të aleancës SHBA-Shqipëri
Lini nje Koment