

Çmimi i dytë i Sardi Strugaj në festivalin e fundvitit u shoqërua me një sërë polemikash dhe akuzash për “blerjen” e vendit të dytë, madje edhe nga vetë konkurentët e tjerë të Festivalit të Këngës.
Në një intervistë për emisionin Stay Tunned në MCN Radio, Sardi ka komentuar reagimin e Klint Çollakut, një prej konkurentëve në festival i cili nuk arriti të klasifikohej në finale, por e komentoi vendin e dytë të tij si të “blerë”.
“Klinti është djalë i mirë. Unë mendoj se ato që ai thotë i beson dhe këtu më vjen akoma dhe më keq, që unë kam blerë vendin e dytë. Nuk ishte shumë shtrenjtë, mu desh të blija dhe të parin, por ia shita Anxhelës”-ka ironizuar ai lidhur me thashethemet për blerjen e çmimit.
Sardi e ka konsideruar reagimin e Klintit si një mënyrë manifestimi pasi nuk ka arritur të përballojë dot humbjen e tij.

Të ngjashme
Prapaskenat/ Si bëhet gati në 6 orë Shtëpia e Bardhë për familjen e re presidenciale
Presidenti rus, Vladimir Putin zhytet në pishinën me ujë të ftohtë në minus 14 gradë celsius për të festuar….(VIDEO)
Kryemadhi: Unë dhe Iliri shkruanim letra, tani dashuria është vetëm elektronikisht
Qytetari në Kosovë bën tatuazh fytyrën e Albin Kurtit
VIDEO/ Ermal Fejzullahu: Të kisha dëgjuar babin nuk do të isha bërë kurrë këngëtar
FOTO/ “Ka mama goca”, Jorida Tabaku tregon sa janë rritur vajzat e saj binjake
Kujdes në mëngjes me këto tre lloj ushqimesh, shkaktojnë fryrje në stomak
Aktorja shqiptare i futet politikës: Gati të garoj në zgjedhje
Lini nje Koment