X

Zhvillohet algoritmi, i aftë të njohë fytyrat me efikasitet 96%, edhe nëse ato janë me maskë

Në SHBA, Departamenti i Sigurisë Kombëtare ka zhvilluar një algoritëm të aftë të njohë fytyrat me efikasitet 96%, edhe nëse ato janë me maskë.

Kjo u njoftua nga i njëjti departament në fund të një prove, duke specifikuar që sistemi do të përdoret për të parandaluar personat që të heqin mbrojtjen në aeroporte ose porte.

Testi u krye në 582 vullnetarë, përfaqësues nga 60 vende. Gjithashtu, u testuan dhjetë algoritme të ndryshëm dhe gjashtë sisteme të marrjes së imazheve.

Pa maskë, mesatarisht, performanca pati një normë identifikimi 93%, me sistemin më të mirë që arriti 100%.

Për sa i përket përdorimit te personat me maska, mesatarisht, shkalla e suksesit ishte 77%, por sistemi më i mirë arriti 96%.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
Qumësht apo lëng portokalli, cili të duhet në mëngjes

Nëse ju pëlqen ta nisni ditën me lëngje se sa me ushqim, gjasat janë që të jeni të dyzuar mes...

Close