X

Skandali/ Silva Bino nuk e ka idenë se kush e solli vaksinën në Shqipëri, nuk di të përgjigjet në emision


Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, është shfaqur në emisionin Opinion, për të dhënë detaje rreth 975 dozave të vaksinës kundër koronavirusit, që kanë mbërritur në Shqipëri.

Por, zonja Bino nuk e kishte fare idenë se kush e ka sjellë këtë vaksinë në Shqipëri. Ajo tha se vaksina është një donacion dhe se informacioni për vaksinën, gjendet sëbashku me vaksinën, por nuk dinte të thoshte se kush e transportoi atë në Shqipëri.

Në rastin e vaksinës së Pfizer & BioNTech, transporti i vaksinës kryehet nga kompania deri në pikën fundore. Moderatori i emisionit e pyeti Binon lidhur me këtë fakt, por ajo nuk dinte të jepte përgjigje nëse kompania është ajo që ka sjellë vaksinën në Shqipëri.

Unë nuk merrem me origjinën e vaksinës, unë po ju them se çfarë kam parë unë“, tha Bino.

Ditën e sotme janë publikuar në media dokumentat e doganës, që tregojnë se 975 dozat e vaksinës kanë mbërritur në Shqipëri dorazi dhe askush nuk e di se cili është vendi dërgues, që i’a ka bërë këtë dhuratë Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama, e justifikoi mungesën e transparencës, duke thënë se vendi dhurues nuk do që ky informacion të bëhet publik. Kjo deklaratë e kryeministrit, e ka shtuar edhe më tej misterin.

Ditën e sotme u mësua gjithashtu se qeveria gjermane nuk është dhuruesja e vaksinës për Shqipërinë, ndryshe nga çfarë ishte aluduar në media. Vetë Ministria e Shëndetësisë në Gjermani e mohoi këtë fakt.

I gjithë procesi i vaksinimit në vendet perëndimore, është shoqëruar me transparencë, në mënyrë që qytetarët të kenë besim për t’u vaksinuar. Në Shqipëri ndodh krejt e kundërta. Kryeministri refuzon të bëjë transparencë, ndërkohë që autoritetet më të larta shëndetësore, nuk e kanë idenë se kush e ka sjellë vaksinën dhe nga ka ardhur ajo.

Kryeministri organizoi një “spektakël” në stadiumin “Air Albania”, ku u vaksinua vetë para kamerave dhe ku u shfaqën një seri banerash me sloganin “Shqipëria buzëqesh”. Në këtë eveniment, që shënonte fillimin e fushatës së vaksinimit në Shqipëri, nuk u mor vesh asgjë për vaksinën, por ceremonia në vetëvete ishte e bujshme, siç i ka hije propagandës së Rilindjes.

/TPZ.al/

LEXO EDHE:

Dokumentat/ Edi Rama i rikthen buzëqeshjen Shqipërisë me 975 copë vaksina kundër koronavirusit

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
Tragjedia në Kretë, oficerja e policisë dhe vajza dy vjeçe shuhen në aksident, mjeti tjetër drejtohej nga një shqiptar

Një aksident tragjik u regjistrua pasditen e të martës, 12 janar, në Kretë, ku nënë e bijë humbën jetën pasi...

Close