

Rriten rastet e reja me koronavirus në Itali por rritet dhe numri i tamponëve. Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj janë regjistruar 14.242 në 141.641 tamponë të kryer. Ndërkohë që një ditë më parë ishin 12 532, në 91.656 tamponë.
Edhe numri i vdekjeve është rritur ku në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 616 persona, ndërkohë që një ditë më parë ishin 448. Gjithsej të shtruar në spitalet covid janë 23.712 persona, nga të cilët 2.636 ndodhen në terapi intensive.
Lajm i mirë është se 19.565 persona janë shëruar në 24 orët e fundit. Veneto është rajoni me më shumë infektime në një ditë, 2.134 raste të reja.
Më pas është Sicilia me 1.913 raste të reja e ndjekur nga Emilia-Romagna me 1.563, Lazio me 381, Puglia me 1.261 dhe Lombardia me 1.146. Rajoni me më pak është infektuar është Valle d’Aosta me 14 raste të reja.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
Koronavirusi shkakton 2 milionë viktima në të gjithë botën
Wray: FBI po vëzhgon bisedat në internet për protesta të mundshme të dhunshme
Koronavirusi, OBSH mbledh Komitetin e Emergjencës
Rritet numri i shtrimeve në spitale, mbi 15 mijë raste të reja dhe 507 viktima nga Covid në Itali
Rekord i zi në Mbretërinë e Bashkuar, 1564 të vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit
U helmua me agjent nervor, Alexey Navalny: Do të rikthehem në Rusi
Republikanët bllokojnë rezolutën e demokratëve për shkarkimin e Donald Trump
Italia regjistron mbi 12 mijë raste të reja me Covid-19 në 24 orë, ende i lartë numri i viktimave
Lini nje Koment