

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve bllokuan kërkesën e sotme të demokratëve.
Kërkesa për një rezolutë që i bën thirrje zëvendëspresidentit, Mike Pence të fillojë procedurën e ndryshimeve në kushtetutën amerikane, e cila do të mundësonte largimin e presidentit, Donald Trump nga detyra, është bllokuar.
Në një deklaratë të lëshuar nga Alex Mooney – ligjvënësi republikan kundërshtimi i të cilit ndaloi procedimet, pohoi se Dhoma “nuk duhet të miratojë kurrë një rezolutë që kërkon largimin e një presidenti të zgjedhur siç duhet, pa asnjë dëgjim, debat ose vota të regjistruara”.
“Është e gabuar të dërgosh anëtarë të Kongresit amerikan në shtëpi dhe pastaj të përpiqesh të miratosh pa ndonjë debat një rezolutë të përcaktimit të precedentit që mund të rrezikojë Republikën tonë”, shtoi ai.
Në dritën e kundërshtimit të tij, Dhoma e Përfaqësuesve do të mblidhet nesër për të adresuar rezolutën, e cila i bën thirrje nënpresidentit, Mike Pence dhe kabinetit të kërkojnë ndryshimin e 25-të të Kushtetutës dhe të largojnë Trumpin nga Shtëpia e Bardhë.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
Koronavirusi shkakton 2 milionë viktima në të gjithë botën
Wray: FBI po vëzhgon bisedat në internet për protesta të mundshme të dhunshme
Koronavirusi, OBSH mbledh Komitetin e Emergjencës
Rritet numri i shtrimeve në spitale, mbi 15 mijë raste të reja dhe 507 viktima nga Covid në Itali
Rekord i zi në Mbretërinë e Bashkuar, 1564 të vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit
U helmua me agjent nervor, Alexey Navalny: Do të rikthehem në Rusi
Rritet numri i të vdekurve nga Covid-19 në Itali, mbi 14 mijë raste të reja në 24 orët e fundit
Italia regjistron mbi 12 mijë raste të reja me Covid-19 në 24 orë, ende i lartë numri i viktimave
Lini nje Koment