X

Shtohet misteri/ Qeveria gjermane mohon t’i ketë dhuruar doza vaksine Shqipërisë


975 dozat e vaksinës kundër koronavirusit, që kanë mbërritur në Shqipëri, nuk e kanë origjinën nga qeveria gjermane. Këtë e ka konfirmuar për Euronews Albania, Ministria e Shëndetësisë në Gjermani.

Sebastian Gülde zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë gjermane u shpreh se: “Qeveria Federale Gjermane nuk ka çuar asnjë dozë vaksine tek asnjë vend. Ne nuk kemi informacion rreth donatorit”.

Kryeministri Edi Rama, refuzoi të tregojë vendin që ka dhuruar 975 dozat modeste të vaksinës për Shqipërinë, duke e shtuar misterin rreth vaksinës në mënyrë të panevojshme.

Qeveria shqiptare nuk ka bërë transparencë lidhur me këto pak doza që kanë mbërritur në Shqipëri, por kryeministri mori pjesë në një “ceremoni” pompoze, në stadiumin “Air Albania”, ku u vaksinua edhe vetë para kamerave.

Stadiumi ishte dekoruar me shumë banera që mbanin sloganin “Shqipëria buzëqesh”.

Ditën e sotme u publikuan në media dokumentat e doganës, që tregonin se eksportuesi i vaksinës është “Pfizer Bio NTECH Manufacturing GMBH Germany”, çka solli aludime se dhuruesi i vaksinës mund të kishte qenë qeveria gjermane.

Dozat erdhën në aeroportin e Rinasit dhe dokumentat mbajnë nënshkrimin “Ardhur dorazi”.

/TPZ.al/

LEXO EDHE:

Dokumentat/ Edi Rama i rikthen buzëqeshjen Shqipërisë me 975 copë vaksina kundër koronavirusit

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
“I habitur nga reagimi i Ramës për BE”, Kryemadhi pas deklaratës së Sorecës: Kryeministri dhe qeveria s’kanë një plan vaksinimi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka komentuar deklaratën e ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luiggi Soreca në lidhje me faktin...

Close