X

Plani ambicioz i Mbretërisë së Bashkuar, do të vaksinohen 2 milionë persona në javë


Mbretëria e Bashkuar është një nga vendet që po avancon me ritme të shpejta, në vaksinimin e popullsisë kundër Covid-19.

Deri në këto momente në MB janë vaksinuar mbi 2.2 milionë persona me vaksinat e Pfizer & BioNTech dhe AstraZeneca, ndërkohë që është aprovuar së fundmi edhe vaksina e Moderna.

Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, ka shpjeguar se në MB po vaksinohen 200 mijë persona në ditë.
Plani i qeverisë është rritja e kësaj shifre dhe vaksinimi i të paktën 2 milionë personave në javë.
MB ka ambicien të vaksinojë 14 milionë persona deri në mes të shkurtit. Kjo shifër përfshinë kategoritë më të rrezikuara dhe stafin mjekësor.

Deri në 15 shkurt, vaksina do t’u ofrohet gjithë rezidentëve në shtëpitë e të moshuarve dhe personave që kujdesen për ta, personalit mjekësor dhe të moshuarve mbi 70 vjeç, apo personave që janë shumë të rrezikuar për shkak të sëmundjeve bashkëshoqëruese.

Mbretëria e Bashkuar ndodhet në një izolim (lockdown) të tretë kombëtar dhe qytetarët janë udhëzuar të qëndrojnë në banesa. Varianti i ri i koronavirusit është përhapur me shpejtësi, duke rritur numri e të infektuarve dhe fataliteteve.

Në shtatë ditët e fundit, në MB kanë humbur jetën 6,485 persona dhe janë konfirmuar si të infektuar 404,955 të tjerë.
Shtrimet në spital janë rritur me 34%, çka ka alarmuar autoritetet. Në shtatë ditët e fundit janë shtruar në spital 26,836 persona.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Mbretëria e Bashkuar është në pikën më të vështirë të pandemisë, çka rrezikon seriozisht të vendosë sistemin shëndetësor nën presion.

Ndërkohë, vaksinimi i qytetarëve ka nisur në shumë vende të botës. Në rang global, Israeli ka rezultatin më të mirë, duke vaksinuar deri në këto momente, 15% të popullsisë.

Edhe në Shqipëri, kanë mbërritur disa doza të vaksinës, por ende nuk ka filluar vaksinimi i grupeve të rrezikuara.
970 vaksinat që kanë mbërritur me avion dhe janë dorëzuar në Rinas, janë simbolike, por u prezantuan nga kryeministri Edi Rama me shumë pompozitet në stadiumin “Air Albania”, me sloganin “Shqipëria buzëqesh”. Në stadium u vaksinuan përpara kamerave, kreu i qeverisë dhe disa mjekë.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, KRYESORE, LAJME
Merr flakë banesa në Kavajë, plagoset 94-vjeçari

Një 94-vjeçar është plagosur si pasojë e zjarrit që ka përfshirë banesë ne tij. Ngjarja, sipas njoftimit të policisë, ka...

Close