

Milani bëhet skuadra e parë çerekfinaliste e Kupës së Italisë, pasi mposhti Torinon me rezultatin 5-4 me penallti, duke qenë se 90 minutat e kohës së rregullt dhe 30 minutat e kohës shtesë, përfunduan në barazim pa gola.
Stefano Pioli kishte hedhur në fushë nga minuta e parë liderin e ekipit, Zlatan Ibrahimoviç, i cili bëri 45 minuta nxehje për ndeshjen e të hënës në kampiomat ndaj Cagliarit, ndërsa emra si Calhanoglu, Kessie dhe Theo Hernandez u aktivizuan në pjesën e dytë.
Megjithatë koha e rregullt prodhoi një lojë me pak raste shënimi dhe gabime të shumta në mesin e fushës, nga futbollistët e të dy palëve, ndërsa Milani u zgjua dhe shtoi presionin vetëm në minutat shtesë, por pa arritur të gjejë golin e kualifikimit.
Pas 120 minutave në barazim pa gola, të dy skuadrat iu drejtuan pikës së penalltisë për të përcaktuar skuadrën që do të vijojë më tej dhe ishin pikërisht kuqezinjtë e Piolit ata që u treguan të saktë në të gjithë 11-metërshat e ekzekutuat dhe siguruan kalimin në çerekfinale, pasi te Torino gaboi mesfushori Rincon, gjuajtjen e të cilit e priti Tatarusanu.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
Ajaxi mposht Feyenoordin dhe e mbyll fazën si kampion dimri
Jovic i pabesueshëm, dygolësh në debutimin kundër Schalkes
U nda pas disa vitesh me Boatengun, bukuroshja italiane tallet me ish-bashkëshortin
Bundesliga/ Lewandowski thyen rekordin e legjendës Gerd Muller
Benevento zhgënjen ndaj Crotones, Sassuolo shmang humbjen ndaj Parmës
Zgjohet Bayerni, mposht Frieburgun dhe shkon +4 nga Leipizgu
Mandzukic do të bëhet “Djall”, të hënën zbarkon në Milano
Klubet turke “të fiksuara” me Hoxhajn, tjetër ofertë për Vllazninë
Lini nje Koment