X

Mazniku si margarinë pas biftekut të artë

Nga Bledian Koka

Vaksina nuk bëri punë! Shqiptarët donin mish në këmbim të biftekut që rrezikon ta rrezojë në knock-out elektoral Edi Ramën 3 muaj para gongut.

Por autori i ‘Kurbanit’ nuk kishte ndërmend që të derdhte asnjë pikë gjaku politik nga i veti e aq me pak të ikë për dhjame qeni pa i lëshuar mish për topin e konsumit politik të së hënës një nga ata që nuk është ai. Sot ishte radha e Arbian Maznikut.

Një figure antipatike po aq sa sishoku i tij politik Erion Veliaj, i cili po njëlloj ka paturpësinë e të folurit sipas skenarit deri në vetësakrifikim, me garancinë se asgjë në fund të ditës nuk do të ndodhë. Për të shfryrë llavën e fteres sociale që kërcet në yndyrën e përvëluar të rrjedhur nga Dubai në Tiranë, në mbrëmje shqiptarëve iu servir pak margarinë e llojit Mazniku.

Manziku pranoi aspak në heshtje gjithçka për të cilën grupi neo-sheikëve shqiptarë me në krye Arben Ahmetaj, akuzohet. Mazniku pranoi që kishin shkuar në Dubai me ftesë të një klienti që qeveria i ka qepur tashme një ligj ‘sur measure’ si ai tipit ‘Fusha’ dhe se në këmbim të ‘negociatave’, klienti që priste krushqit me ‘pajë’ nga Shqipëria u kishte qerasur një darkë në Burxh Khalifa tek Nusreti i Madhërishëm madje dhe me ‘haramin’ e verës të përfshirë.

Mazniku e di se e gjithë kjo panoramë është një shkelje flagrante e ligjit për konfliktin e interesit dhe në një shtet normal për këto gjera shkohet dhe në burg, madje për këto janë bërë dhe filma. Por në një shtet si vilajeti i Shqipërisë me ali e kadi Edi Ramën, ligji në dorën e Maliqit godet vetëm veremlinjtë që mëtojnë të ngrejnë krye.

Për ata që nënshtrohen apo vetësakrifikohen për Edi Ramen ka vetëm amshim. Në një shtet si ai i Shqipërisë ka rëndësi vetëm cirku. Dhe sa më shumë paket buka, aq më shumë shtohet cirku.

Video e derrave t’knaqun në Dubai u kujtoi shqiptarëve se cirku ka shkuar larg dhe buka e atyre është kafshatë që s’kapërdihet në krahasim me biftekun 400 eurosh. Prandaj reagimi si asnjëherë në unison ‘pa protestë’ e trembi Edi Ramën i cili për herë të parën në analizën e vet atje në Surrel u ndje ‘i pafaj’.

E prandaj ashtu si Marlon Brando në ‘Last tango in Paris’, ai tentoi të përdorë si margarinë për të ndenjurat e arsyes së shqiptareve, paketimin e llojit Mazniku…

P.S… se kush e hëngri kjo mbetet për tu parë në 25 Prill, por deri atëherë mësuam se një surrat si Arbian Mazniku nuk shërben për gjë tjetër veçse si margarinë…

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in IDE, LAJME
Grabitje e armatosur në një bankë në Prishtinë, policia në kërkim të autorit

Një grabitje banke është regjistruar sot në Prishtinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 në filialin e një banke në rrugën...

Close