

Atletico e Madridit nuk bën blof në “Wanda Metropolitano” përballë një rivali të fortë si Sevilla. Skuadra e Diego Simeones fitoi 2-0 ndaj ekipit andaluz dhe shkëputet në krye të renditjes me 4 pikë më shumë se Reali i Madridit. Nuk duhet harruar fakti se “Los Colchoneros” kanë edhe dy ndeshje më shumë për të zhvilluar krahasuar me rivalët ndërqytetas, çka do të thotë se potencialisht mund ta zgjerojnë hendekun me 10 pikë.
Sa i përket ndeshjes, Atletico nuk i la agjë rastësisë, përkundrazi, shënoi që në minutën e 17-të me Correan, duke marrë kontrollin e lojës dhe sigurisht epërsinë psikologjike. Golin e sigurisë skuadra e Simeones e realizoi në minutën e 76-të me Saul, për t’i luajtur më qetë minutat e mbetura.
Vazhdon të zhgënjejë Osasuna e vendit të fundit, e cila u mposht 2-0 nga Granada me finalizimin e Suarez Charris dhe autogolin e Herreras.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
Juventusi fiton për herë të 9-të Superkupën e Italisë
Leva nderon Bayernin, Leipzig i kundërpërgjigjet!
Vllazni heroike në Ballsh, fitojnë Teuta dhe Kukësi, tjetër zhgënjim për Laçin
Takim i përzemërt Rolando-Perez, por a ka vend për rikthim në “Bernabeu”?
Bono pret penallti, Sevilla mposht Alavesin dhe merr vendin e katërt
Bundesliga/ Borussia e Dortmundit dorëzohet para Bayer Leverkusenit
SUPERKUPA E ITALISË/ Pirlo: Luan Juve-Napoli, jo unë me Gattuson, duam ta fitojmë këtë trofe
Lorenzo Insigne: Goli numër 100? Ëndërroj më shumë fitoren e Superkupës së Italisë
Lini nje Koment