X

Darka e Dubait/ Pushtetarët nuk kanë të zbrazur barkun, por trurin!


Nga Kim Mehmeti

Mediat raportojnë për ahengun e qeveritarëve të ‘Rilindjes’ të shtruar në Dubai.

Çfarë paturpësie dhe pandjeshmërie e pushtetarëve të cilët posa e ndiejnë erën e mishit të pjekur, e harrojnë popullin që i ushqen, popullin që sot ‘mbytet’ nga rreshjet dhe dridhet nga i ftohti.

E në ndërkohë thonë se drekën ua paska paguar ndonjë princ arab?!

Me çka tregojnë sa nuk e kanë kuptuar se edhe si mysafir të cilitdo mbreti, darkat e drekat u shtrohen për nderë të popullit e shtetit që përfaqësojnë, andaj nuk u ka hije të sillen si njerëz perverzë të cilëve nuk ua kontrollon truri barkun, por stomaku trurin.

Po pra, sido që ta marrësh darka e pushtetarëve shqiptarë në Dubai shpalos dukjen e burrështetasve që nuk e kanë të zbrazur barkun, po trurin, gjë që i bënë të mos kenë turp e të jenë të pandjeshëm ndaj popullit që ua mundëson gjitha ato privilegje.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, BLOG, LAJME
“S’ka ardh kush me na pa”, Basha pranë banorëve të zonës së përmbytur në Bubq: Pas 25 prillit qeveria do e ketë mendjen tek ju! (VIDEO)

Kryedemokrati Basha iu është gjendur sot pranë edhe banorëve të dëtmuar nga përmbytjet në fshatin Murqin, Njësia Administrative Bubq. Sipas...

Close