X

Spiropalis delirium!


Nga Elona Caslli

Spiropali, teksa u përballa me statusin tuaj, mbi Gazment Bardhi, u bëra kurioze të mësoja më shumë për çështjen në fjalë. Pasi lexova për këtë të fundit, kuptova se ajo çka Gazment Bardhi e quan nervozizëm tek ju, në të vërtetë është një shfaqje e vërtetë deliri.

Ethet e delirit ju kanë zënë prej kohësh Spiropali, por ju nuk e kuptoni dhe nuk keni faj për këtë gjë, pasi simptoma e parë e delirit, është humbja e vetëdijes për ambientin që të rrethon.

Nuk do të merrem hiç me statusin tuaj, pasi është një bashkësi fjalësh pa kurrfarë rrjedhe logjike. Nuk do të merrem as me avokatinë e Gazment Bardhit, pasi i ka kaluar prej kohësh të tetëmbëdhjetat dhe mund të mbrohet vetë.

Do të merrem me thelbin e çështjes.

Më datë 24 dhjetor të vitit 2020, Komisioni Rregullator pranë Komisionit Qendror të zgjedhjeve, me një vendim unanim ka vendosur të kufizojë një grup veprimtarish të partive politike në vend, katër muaj para zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re.

Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka hyrë në fuqi që më datën 25 dhjetor të vitit 2020 dhe kufizon veprimtaritë e mëposhtme;

– Shpërndarjen në veprimtari publike të lejeve të legalizimeve, në periudhën 4 (katër) mujore para datës së zgjedhjeve;

– Shpërndarjen në veprimtari publike të akteve për regjistrimin e tokës bujqësore, çertifikatave të pronësise, dhe çfarëdolloj titulli pronësie sipas legjislacionit për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë, si dhe të regjistrimeve të titujve të pronësisë sipas ligjit nr.111/2018, “Për kadastrën” në periudhën 4 (katër) mujore para datës së zgjedhjeve;

-Katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në ditën e zgjedhjeve, ndalohet dhënia e kontratave publike të koncensionit/partneritet publik privat (PPP);

-Pasqyrimin e objekteve të rindërtuara ose në proces rindërtimi për shkak të fatkeqësive natyrore etj.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve argumenton se këto masa merren me synimin për të shmangur keqpërdorimin e burimeve shtetërore për qëllime të fushatës elektorale.

Duke qenë se Rilindja e ka shkelur këtë vendim, Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim.

Kallëzimi është krejt i drejtë, pasi pas datës 25 dhjetor, jemi përballur me videot e të ngjashmit tuaj Erion Veliaj, në të cilat shfaqeshin shtëpitë e ndërtuara nga tërmeti.

Pas datës 25 dhjetor jemi përballur dhe me bredhjen e deputeteve rilindase nga jetimorja në jetimore dhe me fotografi të shumta, ku këto të fundit u shpërndanin pako fëmijëve.

Dhe i gjithë ky proces është përdorim i burimeve shtetërore për fushatën elektorale të Rilindjes dhe bie ndesh me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

E thënë shkurt, Spiropali argumenti juaj që Bardhi është i zi, apo që Partia Demokratike është një parti përjashtuese, është një argument delirant, që nuk ka kurrfarë lidhje me çështjen në fjalë dhe sikundër do të shprehej udhëheqësi juaj shpirtëror Edi Rama: Deliri nuk është argument.

Kur e quajta Erion Veliajn të ngjashmin tuaj, nuk e bëra rastësisht. Keni të njëjtën trajtë mosmendimi në artikulim.

Të përjashtuarit nga Partia Demokratike, si rregull duhet të jenë kundërshtarët tuaj politikë. Ata kanë premtuar se do të çojnë të gjithë kastën politike në pension dhe do t’i ofrojnë Shqipërisë një epokë të re. Si rregull rrezikoni edhe ju pensionin nga të përjashtuarit, Spiropali.

Për një “””rastësi të mbrapshtë””” ju nuk i shihni si kundërshtarë, për sa kohë u thurni lavde të shpeshta në publik dhe nënvizoni përjashtimin e tyre nga opozita.

Kjo zemërgjësi është paksa atipike në paradhomën e një fushate zgjedhore dhe mbi të gjitha mbi ata faktorë politikë që janë betuar se do nxjerrin të gjithë politikanët në pension.

Post Scriptum- Jeni në një gjendje fatkeqe deliri. Të shkuara!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BLOG
Thërrimet që mbeten nga oligarkët e Ramës, na shiten si bollëk page për mësuesit

Nga Ndriçim Mehmeti Kryeministrit Edi Rama, gjatë prezantimit të programit të ri të qeverisë së tij për nëj mandat të dytë...

Close