X

Mbi 21 mijë raste të reja dhe 662 të vdekur nga koronavirusi në Itali

Edhe ditën e sotme në Itali është shënuar një tjetër shifër e lartë infektimesh. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 21.052 raste të reja me koronavirus nga 194.984 testime të kryera.

Në 24 orët e fundit, 662 persona kanë humbur jetën, duke e çuar në 59,514 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Nga ana tjetër sot 23,923 të shëruar. Në Lombardi, rajonin më të goditur ka rënie pozitive, shtrime në spital dhe vdekje. Në këtë rajon janë shënuar 111 vdekje, më pak se një ditë më parë, ku u njoftuan 147 viktima.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Bota Kryesore, FLASH, LAJME
Opinioni paraprak i ‘Venecias’ për Kodin, Basha: Konfirmim i aktit antikushtetues të ndërmarrë nga Rama

Kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 opinionin paraprak të Komisionit të Venecias...

Close