X

Kosovë/ 14 viktima nga koronavirusi dhe 560 raste të reja në 24 orët e fundit

Kosova ka regjistruar 14 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit dhe 560 raste të reja pozitive në 1.620 testime.

Sipas të dhënave të IKSHPK-së numri i personave të shëruar është më i lartë se i të infektuarve. Gjatë 24 orëve janë shëruar 678 persona, duke e çuar në 27.821 numrin të shëruarve që nga fillimi i pandemisë, kurse numri i rasteve aktive është 13.469.

Numri total i rasteve pozitive është 42.377 raste nga 151.363 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1087 raste të vdekjes.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, FLASH, LAJME
Gjykata urdhëron rihapjen e aplikimeve për fëmijët e mbërritur ilegalisht në SHBA

Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) do të duhet të rihapë aplikimet për një program të epokës Obama që mbron fëmijët...

Close