

Policia italiane ka sekuestruar 275 kg drogë, ndërsa në pranga kanë rënë tre shtetas shqiptarë. Mediat italiane raportojnë se lënda narkotike, 160 kg hashash dhe 115 kg marijuanë është kapur në Rimini.
Tre shqiptarët të moshave 26, 39 dhe 35 vjeç, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije u arrestuan ndërsa po bënin shkëmbim. Dy të parët ishin me banim në Rimini, ndërsa 35-vjeçari ishte i parregullt në Itali.
Droga u gjet në një kamion, fshehur pas paletave të detergjentëve. Sipas hetuesve droga ishte e destinuar për tregtarët e mëdhenj dhe kap vlerën e 700 mijë euro. Ndërkaq, shoferi i kamionit është arratisur në momentin e operacionit të policisë, duke u shpëtuar kështu prangave.
Mbi pakot e marijuanës u gjetën të stapuara imazhi i Gokut, personazhi vizatimor i Dragon Ball. Dyshohet se kjo është një metodë e përdorur për të dhënë informacion të koduar në lidhje me marrësit e dërgesës së drogës.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/

Të ngjashme
Aplikimet për pasaporta, ambasada shqiptare në Greqi njoftim të rëndësishëm
Tenderat për BKH/ Kontrolli i Lartë i Shtetit zbarkon në ministrinë e Brendshme, ja çfarë kalon në filtrin e kontrollit
Si Dritan Rexhepi tentoi të dilte nga burgu në Ekuador, çfarë u zbulua që nuk u lirua
Zgjerimi me 12 milje në Jon, nis debati në parlamentin grek, Dendias: Rrisim territorin sovran me rreth 10%
Kim takon Tushën: Ka përgjegjësinë të drejtojë Gjykatën Kushtetuese në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme
Në rrugë pa maska, gjobiten 473 qytetarë
Makina përfshihet në ecje nga flakët, shpëton mrekullisht shoferi në Vorë
Meta: Me bitumin e Selenicës u ndërtuan rrugët e Shqipërisë dhe Europës, por rrugë për të nuk ka. Të ndërtohet menjëherë!
Lini nje Koment