X

Elvis Naçi thirrje popullit: Lutuni që dyqanit tim, optikës elitare, t’i ecë mbarë! Po eci mirë, do të dhurojmë shtëpi për të varfërit…


Elvis Naçi, një hoxhë mjaft popullor në rrjetet sociale, për shkak të bamirësisë që bën në televizion, ka postuar një mesazh për mbarë popullin.

Hoxha Elvis, me sa duket i ka hyrë biznesit. Pasi fondacioni i tij bleu një spital, tashmë ai ka hapur një biznes të ri ku shiten syze.

Hoxha bën thirrje që populli të lutet, në mënyrë që dyqanit të tij të ri, një optikë me emrin “Optika Elitare Milano”, t’i ecë mbarë puna. Hoxha premton, se pas lutjeve, po eci mbarë, do të ndërtojë një shtëpi për të varfërit.

Naçi e shoqëron postimin me një fotografi, ku shfaqet ai dhe gruaja e tij, në optikën “elitare”, që sapo kanë hapur.

“Beni lutje vellezer dhe motra qe dyqani optikes, Optika Elitare Milano, qe kam hapur te na shkoje mbare, nese ecen mire kam deshire te dhuroje nje shtepi per nje Familje te varfer inshaAllah. Zoti ju begatofte. Amin”, shkruan Elvis Naçi.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME, Magazine
Infektohet me Covid-19 epidemiologu Ilir Alihmeti, tregon gjendjen e tij: Jam lehtë!

Epidemiologu Ilir Alihmehmeti duket se nuk i ka shpëtuar pandemisë së koronavirusit. Teksa fliste lidhur me pandeminë që ka gjunjëzuar...

Close