X

Eksperti e pyet për 100 mijë të papunët, Denaj flet për “rritje dyshifrore”

Ministrja e Financave, Anila Denaj deklaron në emisionin Open se papunësi do të ulet, ndërsa ekonomia do të rritet me dy shifta në viin 2021.

Kjo temë ka shkaktuar debate në studio, pas prezantimit të buxhetit të 2021.

Eksperti i ekonomisë, Majlind Lazimi i ftuar në emision tha se parashikimet e bëra nga qeveria nuk janë optimiste dhe nuk qëndrojnë.

Debati

Lazimi: Parashikimet e bëra nga qeveria nuk qëndrojnë. PPP marrin shumë para që janë të panevojshme, kur jemi në një situatë krize të tillë.

Denaj: Cila PPP nuk duhen?

Lazimi: PPP-ja e Check-up është e panevojshme. Laburatori është një tjetër PPP e panevojshme. Janë me dhjetëra PPP që duhet pezulluar. 41% e të ardhurave shkojnë për ushqimet. Me e larta në BE kjo shifër. Nga 100 lekë, 41 lekë shkojnë për ushqimet bazike. Emergjenca më e madhe është e koronavirusit. Ç’më duhen investimet në rrugë, kur nuk kemi mjekë që nuk shërbejnë njëkohësisht në të njëjtat spitale.

Denaj: Kjo është elektorale. Unë përgjegjshmërinë e kam të gjithë vitin.

Lazimi: Çdo të bëni për 100 mijë njerëz pa punë. Këto janë treguar që 20 vite. Ju e thoni që janë të goditura më shumë, turizmi, tregtia dhe ekonomia.

Denaj: Numri i të punësuarve në fund të muajit shtator është më i lartë se ai i fundit të shkurtit.

Lazimi: Ju thoni që papunësia do të rritet dhe do të ulet. Unë them do të rriten.

Denaj: Ashtu e kemi parashikuar do të rritet dhe do të ulet vitin tjetër.

Përplasja me Guxhollin

Tërmeti i 26 nëntorit dhe më pas pandemia e Covid-19 shkaktuan një goditje të ekonomisë shqiptare, dhe vuri në pah mos-përgatitjen e duhur të qeverisë shqiptare.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj tha se pavarësisht krizave qeveria është optimiste ashtu siç është dhe buxheti për 2021.

“Ne po flasim për buxhetin e miratuar në parlament. Shpenzimet kapitale sjellin para. Shpenzimet kapitale janë në rindërtim. Në rindërtim kemi injektuar 31 miliardë lekë. Nga ky vit në vitin tjetër kemi parashikuar një rritje ekonomike në 10.6%”- tha Denaj.

Deklarata e ministres u kundërshtua nga ekspertja e ekonomisë Suzana Guxholli duke thënë se kjo nuk është e vërtetë, pasi vendi ynë në çdo raport mban vendin e fundit në rajon.

“Jemi të fundit në rajon. Çdo vit dilni me më pak se parashikimet. Është buxhet jo-optimist, ose thënë ndryshe I fryrë”- tha Guxholli.

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Gjyqet e humbura në arbitrazhet ndërkombëtare, ministrja Denaj: Do të shlyhen nga buxheti i shtetit

Ministrja e Financave, Anila Denaj, duke folur për proceset e humbura në Arbitrazhet ndërkombëtare të Shqipërisë. E ftuar në emisionin...

Close