X

Covid-19 në Itali, 684 vdekje dhe 20,709 raste të reja në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, në Itali, janë regjistruar 20,709 raste të reja me COVID-19 pas 207,143 tamponëve të kryer. Kjo u raportua në buletinin e azhurnuar nga Ministria e Shëndetësisë, sipas së cilës vdekjet ishin 684 (kundrejt 785 të martën). Ndërkohë, rënia në kujdesin intensiv vazhdon (-47) ndërsa rriten të shëruarit dhe e ata që janë nxjerrë nga spitali (38,740, në total 823,335).

Raporti pozitiv i tamponëve bie. Ka rënë me 10% incidenca e personave të rinj që kanë rezultuar pozitivë për Covid, krahasuar me numrin e tamponëve të kryer në 24 orët e fundit. Të martën, incidenca ishte 10.6%.

Pozitivet aktuale me koronavirus në Itali janë sërish në rënie: tani janë 761,230, 18,715 më pak se të dhënat e 1 dhjetorit.

Pranimet në spital po zvogëlohen gjithashtu, 32,454 njerëz u shtruan në spital me simptoma, 357 më pak se të martën.

Lombardia, Veneto dhe Campania janë rajonet që regjistruan rritjen më të madhe të rasteve në 24 orët e fundit, me përkatësisht 3,425; 2,782 dhe 1,842 pozitive. Pasojnë Lazio (1,791) dhe Puglia (1,668).

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, FLASH, LAJME
2597 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në SHBA dhe 180 mijë raste të reja

Qëndrojnë të larta shifrat e të prekurve nga COVID-19 në SHBA. Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins, të martën...

Close