X

Champions League/ PSG fut në ankth Manchester United, kualifikohet Dortmundi

Çfarë beteje mes Manchester United, PSG-së dhe Leipzigut për dy vendet e para në Grupin H të Championsit. Fitorja 3-4 e skuadrës gjermane në fushë ne Basaksehirit u pasua me triumfin 1-3 të PSG-së në “Old Trafford” ndaj Manchester United. Neymar zhbllokoi takimin në minutën e 6-të, ndërsa në të 32-ën barazoi Rashford, gjithsesi parizienët realizuan edhe dy herë të tjera me Marquinhos (69’) dhe sërish Neymar (91’). Tashmë United, PSG dhe Leipzigu kanë nga 9 pikë. Në raundin e fundit PSG e ka më të thjeshtë, pasi pret Basaksehirin, ndërsa sfida direkte është ajo mes Leipzigut dhe Manchester United.

Në Grupin G Barcelona dhe Juventusi arritën fitore identike (3-0) respektivisht përballë Ferencvarosit dhe Dinamos së Kievit. Në suksesin e thellë të “blaugranave” ndaj kampionëve të Hungarisë (luajti titullar Uzuni) në “Puskas Arena” shënuan Griezmann, Braithwaite dhe Dembele me 11-metërsh. Fitorja e “Zonjës së Vjetër” ndaj Dinamos së Kievit u sigurua nga golat e Chiesas, Ronaldos dhe Moratas.

Siguron kualifikimin Borussia e Dortmundit pas barazimit 1-1 përballë Lazios (Guerreiro 44’/ Immobile 67’ penallti). Në raundin e fundit të ndeshjeve Lazios do t’i mjaftojë edhe barazimi ndaj Club Brugge (fitoi 3-0 ndaj Zeniti) për të vijuar më tej në Champions (Lazio ose Cub Brugge shkon në Europa League). Grupin E e fiton përfundimisht Chelsea falë suksesit 0-4 ndaj Sevillas. Të gjithë golat e bluve të Londrës i realizoi francezi Oliver Giroud.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Champions League/ Kahveci nuk mjafton, Basaksehiri bie në “frymën e fundit” ndaj Leipzigut

Leipzigu fitoi 3-4 në frymën e fundit ndaj Basaksehirit në Stamboll, duke vënë në presion dy ekipet pretendente në Grupin...

Close