X

Champions League/ Kahveci nuk mjafton, Basaksehiri bie në “frymën e fundit” ndaj Leipzigut

Leipzigu fitoi 3-4 në frymën e fundit ndaj Basaksehirit në Stamboll, duke vënë në presion dy ekipet pretendente në Grupin H, Manchester United dhe Paris Saint Germain.

Deri në minutën e 43-të, skuadra gjermane udhëhiqte 0-2 me gola të Poulsenit dhe Mukieles, por në minutën e tretë shtesë të fraksionit të para shkurtoi diferencën në 1-2 Kahveci. U duk sikur goli i Olmos në minutën e 66-të (1-3) e “vrau” përfundimisht sfidën, por Kahveci realizoi dy gola të tjerë në minutat 72’ dhe 85’, gjithsesi, në kohën shtesë Sorloth shënoi një gol me shumë peshë, duke i dhënë fitoren Leipzigut.

Në Grupin E, ku Chelsea dhe Sevilla e kanë siguruar kualifikimin, Krasnodari fitoi 1-0 ndaj Rennes me gol të Berg, duke siguruar biletën për në Europa League.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
E shpjegon “France Football”: Ja sa “Topa të Artë” do të kishte fituar Maradona

Tifozët më të rinj të futbollit me të drejtë mund të shtrojnë pyetjen: pse Diego Armando Maradona nuk e ka...

Close