

Mbretëri e Bashkuar-
Kryeministri Boris Johnson, ka mbajtur një konferencë për shtyp nga Downing Street, në ditën kur Mbretëria e Bashkuar, aprovoi për përdorim vaksinën e Pfizer & BioNTech, duke u bërë vendi i parë në botë që do të nisë vaksinimin e popullatës, duke filluar nga personat më të moshuar dhe ata me sëmundje ekzistuese. Vaksinimi pritet të nisë javën e ardhshme, ndërkohë që ka nisur transporti i vaksinave nga Belgjika në MB.
Johnson shpjegoi se vaksina ka kaluar të gjithë kërkesat “strikte” të sigurisë dhe shëndetit dhe se Mbretëria e Bashkuar ka porositur 40 milionë doza nga Pfizer. Ai shpjegoi se do të duhen muaj, për të vaksinuar personat më vulnerabël.
“Do të duhen muaj, që të gjithë personat vulnerabël të jenë të mbrojtur. Nuk duhet të rrëmbehemi nga optimizmi i shtuar“, tha Johnson.
Kryeministri lavdëroi shkencëtarët për punën që kanë bërë, në mënyrë që të mundin “armikun e padukshëm”.
“Kemi pritur që shkenca të mundë armikun tonë të padukshën. Shkencëtarët i’a dolën!“, tha ai.
Mbretëria e Bashkuar pret rreth 800 mijë doza në ditët në vijim, por kategoria e njerëzve mbi 65 vjeç dhe punonjësve të sistemit shëndetësor, përbëhet nga rreth 15 milionë qytetarë, ndaj procesi i vaksinimit do të kërkojë kohë.
Vaksina e Pfizer & BioNTech, quhet vaksina mARN, që përdor një fragment të vogël të kodit gjenetik nga virusi pandemik për të mësuar trupin se si të luftojë Covid-19 dhe të ndërtojë imunitetin.
Një vaksinë mARN nuk është aprovuar kurrë për përdorim tek njerëzit më parë, megjithëse njerëzit i kanë marrë ato në provat klinike. Vaksina, e cila është bërë në Belgjikë, duhet të ruhet në rreth -70C dhe do të transportohet në kuti speciale, të paketuara në akull të thatë. Pasi të dorëzohet, mund të mbahet deri në pesë ditë në një frigorifer.
Profesori Johnathan Van-Tam, specialist i virologjisë, që shoqëronte Johnson në konferencë, shpjegoi se shpërndarja e vaksinës paraqet vështirësi logjistike për shkak të temperaturës së ruajtjes.
“Ky është një produkt kompleks. Nuk është si kosi, që e fut dhe nxjerr nga frigoriferi disa herë“, tha ai.
Vaksina pritet të aprovohet edhe nga vende të tjera, por për momentin të gjithë i kanë sytë nga Mbretëria e Bashkuar, për të parë të gjithë procesin se si do të realizohet vaksinimi i popullsisë dhe më pas efikasiteti i vaksinës.
/TPZ.al/
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
Pëllumb Pipero infektohet me koronavirus, pak ditë më parë bëri vaksinën
I mori 8 milionë lekë familjares së pacientes me COVID-19, gjykata lë në burg Tire Alldervishin
AstraZeneca i përgjigjet akuzave: Ne nuk i kemi bërë padrejtësi BE-së
“Përkrahje ndaj grave”, Kryemadhi në Divjakë: Pesë prioritetet e LSI duhet të vihen në zbatim menjëherë
Përgjimet/ Bardhi nxjerr videon: Qeveria “Rama” më e korruptuara në historinë e Shqipërisë!
Bomba e gazetares: “Princi” i Ndragetës u përgjua edhe në vitin 2020 në Shqipëri! Hetimet vijojnë
Biden dhe Putin zhvillojnë telefonatën e parë, çfarë diskutuan dy liderët
SHBA/ Senati konfirmon Antony Blinken për postin e Sekretarit të Shtetit
Lini nje Koment