X

Britania e Madhe aprovon e para vaksinën anti-Covid, javën tjetër nis përdorimi


Britania e Madhe është bërë vendi i parë në botë që miraton vaksinën Pfizer / BioNTech për përdorim të gjerë. Rregullatori britanik, MHRA, thotë se vaksina, e cila ofron mbrojtje deri në 95% kundër sëmundjes Covid-19, është e sigurt për shpërndarje javën e ardhshme.

Vaksinimi mund të fillojë brenda disa ditësh, për ata që kanë më shumë nevojë për të, të tillë si pacientë të moshuar. Britania e Madhe tashmë ka porositur 40 milionë doza – të mjaftueshme për të vaksinuar 20 milionë njerëz. Rreth 10 milionë doza duhet të jenë në dispozicion së shpejti, me 800,000 të parat që mbërrijnë në MB në ditët në vijim. Kjo është vaksina që është aprovuar më shpejtë në të gjithë kohërat, për të kaluar nga koncepti në realitet, duke marrë vetëm 10 muaj, kur normalisht për të ndjekur të njëjtat hapa zhvillimi proceset zgjasin një dekadë.

Kryeministri Boris Johnson shkroi në Twitter “Kjo është vaksina mbrojtëse që në fund të fundit do të na lejojë të rimarrim në dorë jetën tonë dhe të bëjmë që ekonomia të lëvizë përsëri.”
Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock tha për programin “BBC Mëngjesi” se njerëzit do të kontaktohen nga Shërbimi Shëndetësor, kur të jetë radha e tyre për vaksinim. Ai tha se “Unë kam besim tani, me lajmet që kemi, se nga pranvera, nga Pashkët e tutje, gjërat do të jenë më mirë dhe ne do të kemi një verë vitin e ardhshëm që të gjithë mund ta shijojnë.”

Shefi Ekzekutiv i NHS, Sir Simon Stevens, tha se shërbimi shëndetësor po përgatitej për “fushatën më të madhe të vaksinimit në historinë e vendit tonë”. Rreth 50 spitale janë në gatishmëri dhe qendrat e vaksinimit po përgatiten në vende publike të tilla si qendrat e konferencave.

Megjithëse vaksinimi mund të fillojë, njerëzit ende duhet të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin rregullat e koronavirusit për të ndaluar përhapjen, thonë ekspertët. Kjo do të thotë të ruash distancën sociale dhe të mbash maskën, të testosh njerëzit që mund të kenë virusin dhe t’u kërkosh atyre të izolohen.

Shefi i grupit të ekspertëve të Anglisë, Prof Chris Whitty tha se “Ne nuk mund ta ulim akoma vigjilencën tonë”. Prof Danny Altman, Profesor i Imunologjisë në Imperial College London, tha se lajmet për miratimin e vaksinës ishin “të rëndësishme”. “Ne kemi miratimin e parë emergjent në botë për përdorimin e një vaksine vërtet efektive. Kjo është vërtetë heroike.”

Vaksina

Kjo është një lloj i ri i quajtur vaksinë mARN që përdor një fragment të vogël të kodit gjenetik nga virusi pandemik për të mësuar trupin se si të luftojë Covid-19 dhe të ndërtojë imunitetin. Një vaksinë mARN nuk është aprovuar kurrë për përdorim tek njerëzit më parë, megjithëse njerëzit i kanë marrë ato në provat klinike. Vaksina, e cila është bërë në Belgjikë, duhet të ruhet në rreth -70C dhe do të transportohet në kuti speciale, të paketuara në akull të thatë. Pasi të dorëzohet, mund të mbahet deri në pesë ditë në një frigorifer.

Kush do ta marrë atë dhe kur?

Ekspertët kanë hartuar një listë me përparësi të përkohshme, që synon vaksinimin tek njerëzit në rrezik më të lartë. Kryesorë janë të strehuarit të azile të moshuarish dhe  personeli i tyre, personat mbi 80 vjeç dhe punonjës të tjerë të kujdesit shëndetësor dhe social.

Ata do të marrin rezervat e para të vaksinës – disa menjëherë javën e ardhshme. Imunizimi masiv i të gjithëve mbi 50 vjeç, si dhe i të rinjve me kushte para-ekzistuese shëndetësore, mund të bëhet pasi të krijohet më shumë gjendje e disponueshme e vaksinës në 2021. Vaksina bëhet me dy injeksione, të ndara në krye të 21 ditëve, me dozën e dytë që është përforcuese.

Eksperët thonë se duhen disa javë që të krijohet imuniteti.

Po vaksinat e tjera Covid?

Ka disa vaksina të tjera premtuese që gjithashtu mund të aprovohen së shpejti. Një po bëhet gati nga Moderna e cila përdor të njëjtën qasje mARN si vaksina Pfizer dhe ofron mbrojtje të ngjashme. Britania e Madhe ka porositur paraprakisht 7 milionë doza që mund të jenë gati deri në pranverë.

Po ashtu janë porositur 100 milion doza të një lloji tjetër të vaksinës Covid nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca. Kjo vaksinë përdor një virus të padëmshëm, të përpunuar për t’u dukur shumë i ngjashëm me virusin që shkakton Covid-19.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
Sot përfundon zbatimi i kufizimeve. Çfarë do të vendosë Komiteti Teknik i Ekspertëve?

Ditën e sotme përfundon zbatimi i kufizimeve për ndalim qarkullimi të qytetarëve gjatë orëve të natës. Shefja e epidemiologjisë në...

Close