

Presidentja në detyrë e Kosovës, njëherësh kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, nëpërmjet një letre ka uruar Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta për festën e Flamurit, 28 Nëntorin.
Osmani thekson se kjo ditë është ditë krenarie dhe shprese për çdo shqiptar.
Ajo ndër të tjera thekson se flamuri kombëtar prek ndjenjën e ekzistimit të kombit shqiptar në histori, “prandaj, nuk është aspak rastësi që shqiptarët janë ndër të paktët popuj, i cili, duke treguar respektin e skajshëm ndaj këtij simboli, e ka lartësuar atë edhe në simbolin tjetër, himnin kombëtar”.
“Flamuri kombëtar prek ndjenjën e ekzistimit të kombit në histori. Ai është trashëgimi e përjetësuar në simbol. Qysh nga koha e Skënderbeut, ai i bën krenarë shqiptarët dhe i bashkon rreth një fryme. Prandaj, ata janë fort të lidhur për të, sepse, përveç tjerash, ua simbolizon lirinë. Kështu qe në Krujë, më 1443, në Vlorë më 1912 e në Prishtinë, më 1999. Prandaj, nuk është aspak rastësi që shqiptarët janë ndër të paktët popuj, i cili, duke treguar respektin e skajshëm ndaj këtij simboli, e ka lartësuar atë edhe në simbolin tjetër, himnin kombëtar.
28 Nëntori shënon ditë krenarie e shprese për çdo shqiptar. Ajo na mbledh përreth së kaluarës sonë dhe shndërrohet në shtysë të fuqishme për ta jetësuar vizionin tonë.
Prandaj, tash kur vizioni i brezave për liri është kurorëzuar edhe me pavarësinë e Kosovës, lidhjet shpirtërore ndërmjet dy shteteve tona duhet të forcohen.
Shqipëria dhe Kosova, njëra fëmijë i fillimshekullit XX e tjetra e fillimshekullit XXI, të dyja rrjedhojë e ngulmimit për vlerat e lirisë dhe e aleancave të fuqishme me qytetërimin perëndimor, po shndërrohen dalëngadalë në faktor stabiliteti e paqeje në rajon. Ato po ecin krahas njëra-tjetrës, si dy shtete sovrane, në procesin e integrimit evropian, duke e njohur dhe ndihmuar njëra-tjetrën”, shkruan Osmani.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
Plagoset me thikë 19-vjeçari në Durrës, arrestohet autori i dyshuar
Nëndrejtori i ISHP: Në Shqipëri po qarkullon një COVID ndryshe, nuk jemi në gjendje të themi nga vjen
“Përkrahje ndaj grave”, Kryemadhi në Divjakë: Pesë prioritetet e LSI duhet të vihen në zbatim menjëherë
Vdekja e ish-ministrit grek, dyshohet se u konfliktua me disa peshkatarë
Dyshohet se aksidentoi për vdekje një 53-vjeçar, arrestohet i riu në Vlorë
Infermierja vodhi lekët e pacientit, Dasho: Mjekësia ka marrë goditje në themelet e veta
2315 hektarë tokë nën ujë në Shkodër, rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me varkë
Aksidenti në aksin Vlorë-Fier, viktima ishte pasagjere, arrestohet shoferja 22-vjeçare
Lini nje Koment