

Juventusi i këtij sezoni e ka të vështirë t’i bëjë dy fitore rresht në Serie A.
Pa Cristiano Ronaldon kampionët e Italisë nuk janë e njëjta skuadër si me portugezin në fushë dhe mungesa e CR7, u ndje edhe në transfertën jugore ndaj Beneventos, ku bardhezinjtë nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1.
Golit të bukur të Moratës pas 21 minutash lojë, iu kundërpërgjigj Letizia në sekondat e fundit të shtesës së pjesës së parë. Pavarsisht përpjekjeve të Juves deri në fund rezultati ndërkohë që Juventusi humbi për derbin e javës së ardhshme ndaj Torinos edhe shërbimet e sulmuesit spanjoll, me Moratën që në minutën e 7-të shtesë u ndëshkua me karton të kuq për një sjellje të pahijshme.
Ky ishte barazimi i 5-të në 9 javë për skuadrën e Pirlos që ka 17 pikë në renditje dhe në fushë ka fituar vetëm tre ndeshje, pasi atë ndaj Napolit e fitoi në tavolinë.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
Kupa e Italisë/ “Silurë” e Eriksen, Inter përmbys Milanin dhe kalon në gjysmëfinale
Tirana gjen pasuesin e Dedes, pritet zyrtarizimi i Orges Shehit
Conte: Milani nuk është vetëm Ibra, duhet të jemi më cinikë me rastet e krijuara
“Dhashë dorëheqjen”, Dede zbulon bisedën e kryer me presidenti Halili
Në Teuta-Partizani “fiton” Vllaznia, mbyllet në paqe supersfida e javës së 16-të!
Mirel Josa, trajneri i ri i Kukësit
Supergol i Mazrekajt, Laçi nxjerr Tiranën nga gara për titull!
Presidenti i Atleticos së Madridit: Me fat që kemi Suarezin, rruga drejt titullit ende e gjatë
Lini nje Koment