X

Meta vlerëson poetin Lefter Çipa: Burim frymëzimi i përjetshëm i bukurisë së jetës

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me çmimin “Nder i Kombit” poetin e shquar Lefter Çipa. Meta thotë se e ka vlerësuar Çipën për rolin e tij brilant si krijues, rapsod, mbartës dhe interpretues i perlave të këngëve polifonike shqiptare tradicionale dhe bashkëkohore. Ai e cilëson një burim frymëzimi i përjetshëm i bukurisë së jetës dhe shpirtit njerëzor, eposit historik dhe vlerave morale, identitetit dhe ndjenjës kombëtare.

“Me rastin e 108-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, si dhe të 15-vjetorit të përfshirjes së isopolifonisë shqiptare në listën e Kryeveprave të Njerëzimit të mbrojtura nga UNESCO, pata nderin e veçantë të çmoja sot në Vlorën e Flamurit, poetin e shquar Lefter Çipa, me Dekoratën e lartë “Nder i Kombit”, për rolin e tij brilant si krijues, rapsod, mbartës dhe interpretues i perlave të këngëve polifonike shqiptare tradicionale dhe bashkëkohore.

Me frymëzim thellësisht kombëtar, me vargje të shtrydhura nga dallgët e detit dhe të përshkuara nga dashuria për Atdheun, Poeti ynë i shquar Lefter Çipa është një burim frymëzimi i përjetshëm i bukurisë së jetës dhe shpirtit njerëzor, eposit historik dhe vlerave morale, identitetit dhe ndjenjës kombëtare, me kontribut të shquar për lartësimin në UNESCO të polifonisë shqiptare”, shkruan Meta ndërsa sjell në vëmendje edhe disa nga vargjet e tij.

“Nga kjo baltë e kësaj toke
Merr një grusht e shtrydhe fort
Pika gjaku do kullojë
Luftën e madhe tregon”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Shkodër/ Vrasja e Ridvan Ramazanit, identifikohet autori i dyshuar

Policia e Shtetit ka ndarë disa informacione në lidhje me vrasjen e Ridvan Ramazanit, duke thënë se është identifikuar vrasësin...

Close