X

Koronavirusi i merr jetën një tjetër mjeku në Shqipëri

Një tjetër viktimë është shënuar në radhët e bluzave të bardha në vendin tonë.

Abc News raporton se këtë të shtunë ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit mjeku okulist Ferdinand Shkrepa 68 vjeç.

68 vjeçari kishte një javë që ishte konfirmuar pozitiv me koronavirus, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv në Tiranë.

Ndër të tjera mësohet se mjeku okulist punonte me orar të reduktuar në poliklinikën e Specialiteteve në Elbasan ku kryente vizita me pacientë.

Ndërkohë një ditë më parë në vendin tonë kanë humbur jetën 18 persona duke e çuar në 771 numrin e përgjithshëm të viktimave me Covid në vendin tonë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Grabitja e Rinasit, lirohet nga burgu Admir Çerpja, bashkëpunoi me drejtësinë

Lirohet Admir Çerpja, një prej bashkëpunëtorëve të drejtësisë që u vu në pranga për grabitjen e 4.6 milionë eurove në...

Close