X

Komisioni për raportin e Dick Marty, Meta: Nuk i shërben Shqipërisë e as Kosovës, aktakuzat ndaj UÇK, të motivuara nga Serbia

Presidenti Ilir Meta ka komentuar miratimin e Komisionit Parlamentar për raportin e Dick Marty-t sa i takon hetimit të krimeve për luftën e Kosovës.

Ky komision u kërkua nga PS-ja. Ndërkohë, nga Vlora, pasi bëri homazhe në varrin e Ismail Qemalit, kreu i shtetit e cilësoi ngritjen e këtij komisioni të padobishëm.

Sipas tij kjo nuk i shërben as Kosovës dhe as Shqipërisë.

“Komisioni për Dick Marty nuk i shërben Shqipërisë dhe as Kosovës. Aktakuzat ndaj UÇK-së, janë të motivuara nga Serbia.”, tha Meta.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Publikohen fotot e rralla të Adem Jasharit

Në rrjete sociale janë publikuar disa fotografi të komandantit legjendar në Kosovës, Adem Jashari, ku shihet i veshur kuq e...

Close