

Bekim Balaj dhe Indrit Tuci u japin pikë skuadrave të tyre. Sulmuesi i kombëtares shqiptare realizoi një gol tre pikësh në sfidën mes Sturm Graz dhe Tirol, teksa i futur në fushë në minutën e 68-të, 8 minuta më pas në të 76-ën Balaj realizoi golin që i dha fitoren 1-0 Sturmit që me këtë sukses ruajti vendin e 4-t në kampionat.
Një gol zhbllokimi ky për sulmuesin shkodran pasi ishte i pari në këtë sezon të kampionatit austriak. Barazim 1-1 në derbin shqiptar në Kroaci mes Albi Dokës dhe 5 shqiptarëve të Lokomotivës së Zagrebit.
Në fakt Doka qëndroi në stol për gjatë gjithë 90-minutëshit te Gorica, ndërsa te Lokomotiva ishin në fushë të 5-të kuqezinjtë, Çokaj, Mersinaj, Kallaku, Tahiraj dhe Tuci. Për Goricën realizoi Lovric pas 13 minutash me penallti, ndërsa barazimi i skuadrës së kryeqytetase erdhi falë dy futbollistëve shqiptarë, asist i Kallakut dhe topin e çoi sulmuesi i Shpresave, Indrit Tuci. Për talentin kuqezi ky ishte goli i dytë në kampionat.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
Kupa e Italisë/ “Silurë” e Eriksen, Inter përmbys Milanin dhe kalon në gjysmëfinale
Tirana gjen pasuesin e Dedes, pritet zyrtarizimi i Orges Shehit
Conte: Milani nuk është vetëm Ibra, duhet të jemi më cinikë me rastet e krijuara
“Dhashë dorëheqjen”, Dede zbulon bisedën e kryer me presidenti Halili
Në Teuta-Partizani “fiton” Vllaznia, mbyllet në paqe supersfida e javës së 16-të!
Mirel Josa, trajneri i ri i Kukësit
Supergol i Mazrekajt, Laçi nxjerr Tiranën nga gara për titull!
Presidenti i Atleticos së Madridit: Me fat që kemi Suarezin, rruga drejt titullit ende e gjatë
Lini nje Koment