

Maqedonia e Veriut të shtunën ka shënuar një rekord të ri sa i përket numrit të viktimave me C0vid-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 41 të vdekur dhe 1022 të infektuar nga testimi i 3127 mostrave në 24 orët e fundit.
Sipas raportit, viktimat janë: 17 në Shkup, nga katër në Ohër dhe Gostivar, nga tre në Manastir dhe Strumicë, nga dy në Veles dhe Prilep dhe nga një në Kavadar, Radovish, Koçan, Probishtip, Kërçovë dhe Vallandovë. Me këto viktima numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur betejën ka arritur në 1699.
Numri i personave të diagnostikuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 60,723 persona, prej tyre 37,505 janë shëruar ndërsa raste aktive janë 21.519. Aktualisht në spitalet e vendit janë rreth 1,300 persona që po trajtohen nga virusi. Shumica prej tyre janë në oksigjenoterapi.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
Vdekja e ish-ministrit grek, dyshohet se u konfliktua me disa peshkatarë
Greqia nuk ndalet: Do të blejmë 40 avionë luftarakë! Turqia e kupton mesazhin
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë: Marrëveshja e Uashingtonit mbetet në fuqi deri në një ndryshim të mundshëm
Haradinaj mesazh Serbisë: Jo më kokën ulur, do të forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës
Maqedonia e Veriut/ 444 të infektuar dhe 21 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit
Gruaja e ish-ministrit të Brendshëm grek kërkon përmbysjen e hetimeve: U vra!
Rritet numri i rasteve të reja në Greqi, 21 të vdekur nga Covid
Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave aprovon vendimin e KQZ-së, i mohon kandidimin Albin Kurtit
Lini nje Koment