

Nga Vlora e flamurit, në ditën e 28 Nëntorit, Pavarësisë së Shqipërisë, ish-deputeti i Vlorës, studiuesi Bujar Leskaj, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë bashkëqytetarët vlonjatë dhe më gjerë.
Në vitin 2021, në Bashkinë e Shkupit, Komuna Çairi Vjetër, që banohet tërësisht nga shqiptarë, do të vendoset përmendorja e Ismail Qemalit.
Leskaj falenderon të gjitha ata që kontribuan për marrjen e këtij vendimi të rëndësishëm, në vecanti politikanin e njohur të Maqedonisë, Ali Ahmeti dhe kryetarin e Komunës së Çahirit, Visar Ganiu, si dhe intelektualë e studiues.
“Kjo ditë dhe kjo datë, 28 Nëntori është dita dhe data më e shënuar në historinë e kombit shqiptar. Është dita e kombit, dita flamurit, dita që bashkon në një të vetëm Ismail Qemal Vlorën, Vlorën, Shqipërinë, Kosovën. Padyshim, kjo ditë festohet në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo ku ka shqiptarë, pa dallim bindje politike dhe bindje të tjera. Unë kam vetëm një lajm të mirë për të dhënë për bashkëqytetarët e mi vlonjatë dhe më gjerë.
Në bashkëpunim me Institutin e Studimeve Politike “Ismail Qemal Vlora”, me intelektualë vlonjatë dhe të tjerë nga Shqipëria dhe Kosova, për vitin 2021 ne do të vendosim përmendoren e Ismail Qemal Vlorës në Bashkinë e Shkupit, Komuna e Çairit (Shkupi i Vjetër) që banohet tërësisht nga shqiptarët. Ky është një projekt për të cilin ne kemi një vit që punojmë.
Tashmë jemi në fazën finale. Janë përzgjedhur, kuptohet nga ekspertët, dy veprat, të skulptorit të popullit, “Nderi i Kombit” Muntaz Dhrami dhe të skulptorit të shquar Luan Mulliqi. Këtë muaj ne përcaktojmë përzgjedhjen. Kemi përcaktuar dhe vendin. Tashmë është vendimi përkatës i Komunës së Çairit të Vjetër në Shkup. Këtë projekt e realizojmë në bashkëpunim me politikanin e shquar të Maqedonisë, Ali Ahmeti, me kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu, me profesor Bedri Islamin, profesor Bardhosh Gaçe, me shoqatën “Labëria”, kryetarin e saj dhe shumë intelektualë të tjerë vlonjatë”, përfundon Leskaj.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
Haga lë në burg ish-krerët e UÇK: Ekziston rreziku që të arratisen
Pëllumb Pipero infektohet me koronavirus, pak ditë më parë bëri vaksinën
I mori 8 milionë lekë familjares së pacientes me COVID-19, gjykata lë në burg Tire Alldervishin
Basha kujton Holokaustin: Përballja me të keqen është imperative edhe sot
Reshjet e borës, rrugët ku shoferët duhet të përdorin zinxhirë
Plagoset me thikë 19-vjeçari në Durrës, arrestohet autori i dyshuar
Nëndrejtori i ISHP: Në Shqipëri po qarkullon një COVID ndryshe, nuk jemi në gjendje të themi nga vjen
“Përkrahje ndaj grave”, Kryemadhi në Divjakë: Pesë prioritetet e LSI duhet të vihen në zbatim menjëherë
Lini nje Koment