X

108 vjetori i Pavarësisë, Pompeo: SHBA pranë Shqipërisë si një aleate e palëkundur

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka dërguar një mesazh urimi me rastin e 108-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në mesazhin e publikuar nga ambasada e SHBA-ve në Tiranë, Pompeo shprehet se këtë vit, ne festojmë edhe vendimin e Bashkimit Evropian për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë, një shenjë e përparimit të rëndësishëm që Shqipëria ka bërë në zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE.

Ai thekson se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë Shqipërisë si një aleate e palëkundur.

“Ndërsa Shqipëria feston Ditën e saj të Pavarësisë, unë ju dërgoj urimet në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan.

Këtë vit, ne festojmë edhe vendimin e Bashkimit Evropian për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë, një shenjë e përparimit të rëndësishëm që Shqipëria ka bërë në zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE.

Ne e përgëzojmë Shqipërinë për udhëheqjen e saj si kryesuese e OSBE-së për 2020-ën dhe vlerësojmë gjithçka që ajo ka bërë për të shfaqur përkushtimin e saj ndaj komunitetit Transatlantik.

Shqipëria luan një rol qendror në ndihmesën për sigurimin e paqes dhe stabilitetit si pjesë e Aleancës së NATO-s, dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë Shqipërisë si një aleate e palëkundur.

Uroj mirëqënie dhe shëndet për popullin shqiptar, ndërsa punojmë së bashku për të kapërcyer sfidat me të cilat na përballi pandemia COVID-19”, shprehet Pompeo në mesazhin e tij të urimit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
“Gëzuar Pavarësinë Shqipëri”, Soreca: Sot u bëjmë nderime shqiptarëve që humbën jetën nga koronavirusi

Ambasadori i Bashkimit evropian në Shqipëri Luigi Soreca ka uruar Festën e Pavarësisë. Soreca shkruan në rrjetet sociale se në...

Close