X

Zëvendëspresidentja e NATO-s: Nuk ka nevojë për rotacion…!

Zëvendëspresidentja e sapozgjedhur  e Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, Mimi Kodheli, sugjeron që të mos bëhet rotacion në Shqipëri, se nuk është koha.

Gjatë një interviste në RTV Ora, Kodheli thotë se na duhet shumë kohë për demokracinë,  ndërsa vë theksin tek lufta që duhet t’i bëjmë udhëheqësit të fortë, unit.

”Demokracia në SHBA funksionon për faktin që mund të jesh njeriu më i pushtetshëm në botë, por rri 4 vjet ose 8 vjet dhe nuk je më asgjëkund. Mund të bësh një organizatë, mund të japësh leksione nëpër botë por nuk je më në politikën amerikane. Kjo është pozitive e shëndetshme.

Zgjedhjet e fundit të SHBA-ve treguan për një krizë të sistemit në kuptimin negativ të saj prandaj më duhet të vazhdoj ta  them po me rezerva.

Ka vende të cilat funksionojnë në mënyrë kategorike të tillë. Me mandat të limituar në kohë dhe ka vende të demokracie të mëdha të zhvilluara perëndime ku elitat qarkullojnë. Ka njerëz që rrinë në politikë gjatë gjithë jetës për aq kohë sa ata votohen.

Ne duhet të gjejmë një ekuilibër të brendshëm tonin që bazohet në histori e karakteristika, por, nga ana tjetër, besoj se duhet të luftojmë unin për udhëheqësin e fortë dhe shumë karizmatik.

Flas në logjikë të përgjithshme. Kjo është pak e vështirë pasi vijmë nga një sistem ku pothuajse për 50 vjet  kemi pasur jemi ushqyer dhe kemi jetuar në një regjim totalitar ku uni është gjithçka. Na duhet pak kohë, që të mund ta përtypim, dhe të largohemi sa më shumë të jetë e mundur nga mendësia e këtij sistemi e cili në disa raste funksionon akoma.

Na duhet pak kohë që të mund ta përtypim dhe të largohemi nga mendësia e këtij sistemi e cila, në disa raste funksionon akoma dhe të mund të zhvillojmë praktikat tona, historitë tona, mjediset tona me një demokraci ndryshe, pra është grupi që është lidership, është vendimmarrje kolegjiale që e bënë më të qëndrueshme vendimmarrjen por le të mos harrojmë që edhe sot në botë ka disa shembuj të liderave karizmatik që kanë shumë vite që drejtojnë”, tha Kodheli.

“Ju mesa kuptova nuk jeni për një rotacion që një qeveri të ketë dy mandate dhe pastaj të ketë ndryshim, ju thoni që nuk është koha?” e pyeti moderatorja.

“Unë them që nuk është koha, por mund te bëhet një diskutim më i gjerë se sa jashtë politikës , mund të merren opinione dhe në këtë mënyrë mund të shkojmë drejt një sistemi tjetër apo një përkufizimi tjetër. Kjo nuk do të bëhet për momentin sepse do kohë që të piqet dhe të diskutohet dhe nuk jam unë për një gjë apo për një tjetër por jam për një sistem që duhet të përmirësohet dhe perfeksionohet çdo ditë me qëllimin e mirë që bota e njerëzve të lexohet sa më drejtë që të jetë e mundur dhe gjërat të bëhen sa më mirë”, deklaroi Kodheli.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Njerëzit flenë në çadër, rilindja në charter

Nga Ermir Gjinishi Dhimbje, lot, zhgënjim. Ky është trishtimi i kësaj dite, një vit pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019....

Close