

Kreu i Organizatës së Kërkimit dhe Inovacionit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Mbështetjes së Forcave të Armatosura në Iran, ka reaguar pas vrasjes së shkencëtarit Mohsen Fakhrizadeh.
Në një mesazh ngushëllimi, gjeneralmajor Mohammad Bagheri shkroi se ata që vriten në rrugën e Zotit, do të shkojnë në Parajsë ndërsa shton se për autorët e vrasjes, hakmarrja do të jetë e ashpër.
“Vrasja e tij, megjithëse ishte një goditje e hidhur dhe e rëndë për mbrojtjen e vendit, armiqtë duhet ta dinë se rruga e nisur nga Fakhrizadeh nuk do të ndalet kurrë. Grupet terroriste dhe autorët e këtij akti të verbër duhet ta dinë gjithashtu se hakmarrja e ashpër i pret.”
Ndërsa ngushëlloi familjarët dhe kolegët e shkencëtarit, gjeneralmajori shton: “Ju sigurojmë që ne nuk do të ndalemi së ndjekuri dhe ndëshkuar autorët e kësaj vrasjeje të dëshmorit Mohsen Fakhrizadeh.”
Shkencëtari më i vjetër bërthamor i Iranit Mohsen Fakhrizadeh u vra pranë kryeqytetit Teheran.
BBC shkruan se agjencitë perëndimore të inteligjencës e shihnin atë si organizatorin e programit sekret të armëve bërthamore të Iranit. Ai ishte përshkruar nga diplomatët si “babai i bombës iraniane”.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
SHBA/ Në prag të inaugurimit presidencial, masa të pashembullta sigurie dhe një shkëputje nga tradita
Stuhi e frikshme bore, 130 makina përfshihen në aksident në autostradë
Joe Biden pritet të propozojë një rrugë 8-vjeçare drejt shtetësisë për emigrantët
Spitalet në Portugali drejt kolapsit për shkak të COVID-19, shtërngohen masat kufizuese
Vdekja enigmatike e Albert Kamysë, një aksident tragjik me makinë, apo një atentat i orkestruar nga KGB?
Rreziku nga Covid-19, Merkel propozon të zgjasë bllokimin deri në 15 Shkurt
SHBA numëron mbi 24 milionë të infektuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë
Tranzicioni i pazakontë në SHBA, çfarë ndodh nëse një president nuk largohet?
Lini nje Koment