

729 qytetarë janë ndëshkuar me gjobë 3 mijë lekë nga Policia pasi nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse.
“Blutë” kanë vijuar kontrollet në terren gjatë 24 orëve të fundit, ku 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
Njoftimi i plotë i Policisë
Vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për zbatimin e masave anticovid.
Ndëshkohen me masë administrative 3.000 lekë, 729 qytetarë që nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse.
Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.
Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 729 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.
Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër i bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00.

Të ngjashme
Aplikimet për pasaporta, ambasada shqiptare në Greqi njoftim të rëndësishëm
Tenderat për BKH/ Kontrolli i Lartë i Shtetit zbarkon në ministrinë e Brendshme, ja çfarë kalon në filtrin e kontrollit
Si Dritan Rexhepi tentoi të dilte nga burgu në Ekuador, çfarë u zbulua që nuk u lirua
Zgjerimi me 12 milje në Jon, nis debati në parlamentin grek, Dendias: Rrisim territorin sovran me rreth 10%
Kim takon Tushën: Ka përgjegjësinë të drejtojë Gjykatën Kushtetuese në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme
Në rrugë pa maska, gjobiten 473 qytetarë
Makina përfshihet në ecje nga flakët, shpëton mrekullisht shoferi në Vorë
Meta: Me bitumin e Selenicës u ndërtuan rrugët e Shqipërisë dhe Europës, por rrugë për të nuk ka. Të ndërtohet menjëherë!
Lini nje Koment