X

Rama inspekton punimet për rindërtimin në Fushë-Krujë! Këshillon inxhinierët për ngjyrat e pallateve


Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet për rindërtimin e banesave nga Fushë Krujë. Kreu i qeverisë ishte i shoqëruar edhe nga ministri për Rindërtimit, Arben Ahmetaj, i cili bëri të ditur se kjo do të jetë një nga zonat më të bukura të rindërtimit.

Kreu i qeverisë këshilloi inxhinierët, që të kujdesen për ngjyrat e banesave.

“Kapakët shikoni mos i bëni me disa ngjyra. Jo shumë, por të ketë një lloj kombinimi se e i jep një lloj atmosferë sipas ngjyrave që kanë”, tha Rama.

Ndërkohë u bë e ditur se brenda një periudhë të shkurtër do të fillojë edhe rindërtimi i pallateve.

Ahmetaj: Ka një kombinim me 128 banesa individuale. Puna ka ecur me ritme shumë të shpejta dhe kemi 100 banesa kolektive,

Rama: Pallatet kur fillojnë?

Ahmetaj:  Besoj për dy javë

Rama: Sa zgjat procedura?

Ahmetaj: 10 ditë maksimumi. Janë 100 apartamente të ndara 64 janë 1+1 dhe pjesa tjetër janë 2+1.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Ersekë/ Rezultojnë pozitivë me COVID-19 shoferi i ambulancës dhe infermierja

Dy persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 prej stafit të spitalit të Ersekës. Të infektuar jana shoferi i ambulancës dhe...

Close