

Ministri i Brendshëm në Serbi, Aleksandar Vullin tha të premten se mbështet masën e heqjes së mundësisë për përdorimin e llogarive anonime në internet.
Vullin e bëri deklaratën duke komentuar kërcënimet që, sipas tij i janë bërë presidentit serb, Aleksandar Vuçiç në rrjetet sociale.
Gjatë një interviste për televizionin Pink, Vullin tha se duhet të miratohet një ligj i cili do të ndalonte hapjen e profileve në internet, pa i treguar të dhënat e sakta personale.
Vullin nuk ka treguar se në çfarë mënyre do të mund të ndalohej një mundësi e tillë nga ana e shtetit, duke pasur parasysh që rregullat për hapje të profileve përcaktohen nga kompanitë e rrjeteve sociale dhe jo nga shtetet veç e veç.
“Anonimiteti ka bërë që të shkruhen pisllëqe në internet dhe derisa anonimiteti në internet të shfuqizohet, kjo do të vazhdojë të ndodhë”, shtoi ai. Ai tha se kërcënimet që mori Vuçiç janë çështje për prokurorët dhe gjyqësorin. Këto kërcënime, sipas tij, “krijojnë një atmosferë që familja e Vuçiçit është aq e urryer sa që ata duhet të vriten”.
Ai deklaroi se të gjithë heshtin për “fashizmin” derisa ai t’i prekë ata, por që në fund “të gjithëve iu vije radha”./ REL
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
Putin i përgjigjet Navalnyt për “pallatin luksoz”: Nuk më përket mua
Regjistrohen dhjetë viktima dhe 311 raste me COVID-19 në Kosovë
Kosovë/ Osmani dekreton 23 gjyqtarë të rinj, pritet shpërndarja e tyre në shtatë gjykata
Mbahet raundi i parë i negociatave Turqi-Greqi, takimi në Stamboll zgjati tre orë
Serbia konfirmon rastin e parë të variantit të ri të koronavirusit
Deutsche Welle: Çfarë pritet të ndodhë sot me bisedimet Turqi-Greqi
Historia tragjike e ish-ministrik grek, si u arratis në 1971 nga burgu i Korfuzit dhe me not arriti në Shqipërinë komuniste
Detaje nga vdekja e ish-ministrit grek, kishte dalë për peshkim, u gjet i goditur në kokë nga helika dhe me gisht të prerë
Lini nje Koment