X

Ilir Meta i dërgon qeverisë 11 propozime urgjente, për të luftuar pandeminë (dokument)


Presidenti Ilir Meta, i ka dërguar një letër, ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, me disa propozime urgjente për të menaxhuar situatën e rënduar si pasojë e Covid-19 në Shqipëri.

Propozimet e Presidentit, vijnë pas konsultimeve që ai zhvilloi me mjekë dhe ekspertë të shëndetit publik.

Ndër të tjera, Meta kërkon përdorimin e testimeve të shpejta, futjen në përdorim të spitaleve rajonale dhe sigurimin e aparaturës ECMO, që në rastet kur pacientët paraqiten me gjendje më të rënduar shëndetësore, mund të shpëtojë jetën e tyre.

Në fund të letrës, Meta u kërkon autoriteteve të punojnë për të sensibilizuar opinionin publik me argumenta të deajuara, në mënyrë që qytetarët të mbështesin masat dhe jo vetëm të imponojnë masa ndëshkimore, si gjobat.

Vendimet, që merren nga qeveria nepërmjet Komitetit Teknik të Ekspertëve, kanë të nevojshëm një argumentim të detajuar dhe bindës për opinion publik, në mënyrë që të sigurohet mbështetja masive e qytetarëve për to, në funksion të suksesit të këtyre masave, dhe jo thjesht imponimi përmes masave dhe dënimeve administrative“, thotë ndër të tjera Presidenti.

Propozimet e plota të Metës:

  1. Duhet të futen sa më shpejt në përdorim testet analitikë të shpejtë, për shkak të shkurtimit të kohës dhe të uljes së kostove. Ndërkohë, përdorimi i metodës së references PCR dhe testeve të shpejta të ecin paralelisht, për zbulimin sa më të shpejtë dhe të saktë të infektuarve dhe gjurmimin në kohë të tyre.
  2. Duhet të futen menjëherë në funksion, spitalet rajonale, duke bërë edhe një decentralizim dhe rigrupim të tyre, në mënyrë që disa prej tyre të kthehen në spitale Covid dhe të tjerët t’ju shërbejnë pacientëve me sëmundje të tjera dhe të sëmurët të mos transportohen të gjithë në Tiranë.
  3. Duhet të sigurohet aparatura ECMO për shpëtimin e jetës, për rastet e rënda të këtij infeksioni në spitalet tona.
  4. Duhet të bëhet njësimi favorizues i çmimeve të testeve covid, për t’i hequr një barrë të rëndë ekonomike familjeve shqiptare si dhe duhet të shtohet numri i testimeve.
  5. Të shfrytëzohen të gjitha kapacitetet dhe potencialet njerëzore që kemi, përfshirë edhe ata mjekë e infermierë që nuk janë pjesë e shërbimit aktiv dhe janë në pension.
  6. Të shpejtohen proçedurat e liçencimit të mjekëve, për të rritur numrin e tyre në shërbimin mjekësor
  7. Duhet një qasje multisektoriale në përballjen me pandeminë. Protokollet duhet të përditësohen dhe është shumë e rëndësishme të përfshihen edhe reanimatorët.
  8. Nevojiten mekanizma koordinimi nëpër rrethe, që të mbledhin të dhënat, të vlerësojnë nevojat në rang kombëtar, veçanërisht për barna apo për oksigjen, në mënyrë që të mos kemi mungesa për asnjë moment.
  9. Duhen kontrolluar barnat që qarkullojnë, sepse kemi disa prej tyre të paliçencuara dhe me një kosto disafish më të lartë nga çmimi fillestar. Duhet të kemi siguri në barnat që sillen dhe të ndalohet spekulimi me çmimet.
  10. Duhet të ngrihen ekipe epidemiologjike, në nivel rajonal, për të ndjekur situatën epidemiologjike, sepse jo të njëjtat masa që duhen marrë në Tiranë, vlejnë edhe për qytete të tjera më të vogla dhe me më pak raste infeksioni.
  11. Vendimet, që merren nga qeveria nepërmjet Komitetit Teknik të Ekspertëve, kanë të nevojshëm një argumentim të detajuar dhe bindës për opinion publik, në mënyrë që të sigurohet mbështetja masive e qytetarëve për to, në funksion të suksesit të këtyre masave, dhe jo thjesht imponimi përmes masave dhe dënimeve administrative.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
Paralajmëron Albana Fico: Respektoni masat, nuk do ngurojmë të vendosim kufizime të tjera!

Albana Fico, drjetoresha e ISHP-së ka paralajmëruar qytetarët. Në një lidhje me Skype në Report tv, Fico tha se Komiteti...

Close