

Bota e futbollit vazhdon të mbajë zi për humbjen e legjendës së futbollit Diego Armando Maradona dhe në Argjentinë është shpallur një zi kombëtare treditore.
Sidoqoftë, Carlos Billardo është mbase i vetmi në Argjentinë që nuk është në dijeni të kësaj ngjarje tragjike.
Trajneri i Maradonës tashmë në moshë 82-vjeçare, në ekipin kombëtar Argjentinas, i cili fitoi Kupën e Botës në Meksikë në 1986, vuan nga shumë probleme shëndetësore dhe familja e tij vazhdon të fshehë vdekjen e Diegos.
“Nuk mund t’i them se Diego ka vdekur. Si mund t’i them? Ata kishin një marrëdhënie babë e bir”, tha vëllai i tij Jorge Billardo.
“Infermierët që po e ndjekin vijueshmërinë e tij shëndetësore, ishin informuar tashmë, që nga dita kur Diego u shtrua në spital, se nëse do të ndodhte një gjë e tillë e keqe, televizioni do të duhej të fikej.
Ne i thamë se kishte një problem dhe ne vazhdojmë t’i tregojmë të njëjtën gjë. Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë kur ai ta marrë vesh”, deklaroi Billardo.
Carlos Billardo udhëhoqi Argjentinën në tre Kupa Botërore, nga 1982 në 1990 dhe tha që Maradona ishte djali që nuk e kishte pasur kurrë.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
Alaba zgjedh Realin e Madridit, firmos para-kontratë me “Los Blancos”
Zyrtare, Mandzukic firmos me Milanin, zgjedh numrin 9!
Viti zero i Juventusit nis me Igli Taren? Kundërpërgjigjet Lotito
Dygolësh i Ibrës, Milani mposht Cagliarin dhe shpallet kampion dimri
Lumturia për Barellën nuk ka fund, italiani merr lajmin e mirë nga partnerja
ZYRTARE/ Futbollisti shqiptar firmos kontratë të re me klubin e Premier Ligës
Një vit te Dortmundi, Haaland me shifra prej “jashtëtokësori”
Befasohet Liga Profesioniste, Edvin Libohova jep dorëheqjen nga posti i kryetarit: Largohem për arsye se…
Lini nje Koment