X

Botërori “Katar 2022”, FIFA zyrtarizon vazot, ja ku pozicionohet Shqipëria!


Me renditjen e fundit të përditësuar, FIFA ka përcaktuar zyrtarisht edhe vazot për zonën euriopiane për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”. Shqipëria është vendosur në vazon e katërt së bashku me Bosnje Hercegovina, Sllovenia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Izraeli, Bjellorusia, Gjeorgjia dhe Luksemburgu. Kosova është vendosur në vazon e pestë së bashku Armeni, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhani, Estonia, Kazakistani, Lituania, Letonia dhe Andorra.

Në shortin që do hidhet më 7 dhjetor në Cyrih nuk përjashtohet në këtë mënyrë që Shqipëria dhe Kosova të jenë në një grup. Në letër kuqezinjtë do të kenë të paktën dy kundërshtarë të lehtë, nga vazo e pestë dhe e gjashtë, në këto të fundit ku janë vendosur përfaqësuese si Malta, Moldavia, Lihtenshtejni, Gjibraltari dhe San Marino.

Ndërkohë sa i përket favoritëve, në vazon e parë janë përfaqësuese si Belgjika, Franca, Anglia, Portugalia, Spanja, Italia, Kroacia, Danimarka, Gjermania dhe Holanda.

VAZO 2: Zvicra, Uellsi, Polonia, Suedia, Austria, Ukraina, Serbia, Turqia, Sllovakia dhe Rumania

VAZO 3: Rusia, Hungaria, Irlanda, Çekia, Norvegjia, Irlanda e Veriut, Islanda, Skocia, Greqia dhe Finlanda
VAZO 4: Bosnje Hercegovina, Sllovenia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bullgaria, Izraeli, Bjellorusia, Gjeorgjia dhe Luksemburgu
VAZO 5: Armenia, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhani, Estonia, Kosova, Kazakistani, Lituania, Letonia dhe Andorra
VAZO 6: Malta, Moldavia, Lihtenshtejni, Gjibraltari dhe San Marino

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
“Duhet të japë llogari”/ PD nxjerr videon e Ministres Olta Xhaçka me helikopter: E përdori për fushatë elektorale

Partia Demokratike sërish ka dalë me një deklaratë, ku akuzon ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka se përdor helikopterin e Ministrisë...

Close