

Një shtetas ka përfunduar në prangat e policisë dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë në Shkodër, qytet ku policia ka zbardhur dhe dokumentuar një seri vjedhjesh. Policia arrestoi shtetasin me inicialet K. F., 23 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, për veprën penale “Vjedhje me shumë se një herë, me pasoja të rënda”, e kryer në bashkëpunim.
Shtetasi i lartpërmendur dyshohet se ka vjedhur para në banesën e disa shtetasve përgjatë muajit tetor, aktivitet i shtrirë në disa lagje të Shkodrës.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi D. K., 18 vjeç, banues në Golem, Shkodër, për veprën penale “Përvetësimi i mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.
Njoftimi i plotë
Zbardhen dhe dokumentohen disa vjedhje të ndodhura në qytetin e Shkodrës.
Arrestohet 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.
Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirorganizuar, u bë zbardhja dhe dokumentimi i disa vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Shkodrës.
Si rezultat u arrestua shtetasi K. F., 23 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, për veprën penale “Vjedhje me shumë se një herë, me pasoja të rënda”, e kryer në bashkëpunim. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi D. K., 18 vjeç, banues në Golem, Shkodër, për veprën penale “Përvetësimi i mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.
Veprimet hetimore për këta shtetas u bënë pasi në fshatin Dajç, më datë 23.11.2020, është konstatuar e vjedhur banesa e shtetasit B. Gj. Në vijim të punës hetimore, në banesën e shtetasit D. K. u gjetën dhe u sekuestruan orenditë shtëpiake dhe një armë gjahu çifte që shtetasi B. Gj. e mbante me leje, të cilat ishin vjedhur nga shtetasi K. F.
Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi K. F. është autor i dyshuar i disa vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Shkodrës, konkretisht:
-Në lagjen “Tre Heronjtë”, më datë 03.10.2020, ka vjedhur vlera monetare në banesën e shtetasit L. M.;
-Në fshatin Grude e Re, më datë 16.102020, ka vjedhur vlera monetare në banesën e shtetasit Gj. N.;
-Në lagjen “Vasil Shanto”, më datë 28.10.2020, ka vjedhur vlera monetare në banesën e shtetasit M. A.
Po punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Shkodrës, në të cilat mund të jenë përfshirë këta shtetas. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
U kap me armë pranë PS-së, prokuroria jep pretencën për Vladimir Gjutën
Regjistrohen dhjetë viktima dhe 311 raste me COVID-19 në Kosovë
Tre muaj larg nga zgjedhjet, drejtori i Gjendjes Civile tregon se 700 mijë qytetarëve iu ka skaduar karta e identitetit
“Jo gjuhës së urrejtjes gjatë fushatës zgjedhore”/ Nënshkruhet rekomandimi me KQZ: Partitë politike të trajtojnë me përgjegjshmëri…
Regjistrohen lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra
“Të ulen tarifat në universitete për studentët”, Meta: Më shumë mundësi për punësimin e tyre!
Përgjimet e Ndraghetas: Fitojnë miqtë tanë të PS, tiranasait s’janë ciganë si jugu dhe veriu. Kreu i veterinerëve shqiptarë na jep toka pafund
IGJEUM flet për dëmet që mund të shkaktojnë reshjet sot dhe nesër
Lini nje Koment