X

Yuri Kim takon kreun e doganave: Ramë dakord për të rritur bashkëpunimin kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Gent Gazheli.

Në qendër të diskutimeve ka qenë lehtësimet për biznesin.

Kim thotë se me Gazhelin kanë rënë dakord se do të rrisin bashkëpunimin kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Unë u takova me Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Doganave, Gent Gazhelin, për të diskutuar rëndësinë e lehtësimit të biznesit të ligjshëm, sigurimin e sigurisë dhe kontrollit në lëvizjen e mallrave, si dhe sigurimin e përgjegjësisë.

Ne ramë dakord për të rritur bashkëpunimin për të ndaluar krimin e organizuar dhe korrupsionin”, shkruan ambasadorja Kim.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Familja Murati nis dimrin e dytë në çadër: Enver Hoxha për tre muaj i bëri të gjitha në tërmetin e 79’, askush nuk ka ardhur

Një vit pas tërmetit, në familjen Murati në Fushë-Milot të Kurbinit asgjë nuk ka ndryshuar. Shtëpia e tyre u dëmtua...

Close