

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka kujtuar sot tërmetin tragjik të 26 nëntorit, ndërsa shënohet një vit, nga humbja e 51 jetëve njerëzore.
Në një deklaratë të shpërndare në rrjetet sociale, Kryemadhi shkruan mes të tjerash se lëkundjet e tokës, treguan për të gjithë, Shqipërinë përtej fasadës së Rilindjes.
Kryetarja e LSI thekson se rindërtimi nuk duhet të përdoret nga qeveria si një program propagande.
POSTIMI:
Një vit më parë, zemrat tona u ndanë më dysh prej tërmetit që tronditi themelet e Shqipërisë, duke rezultuar në humbjen e jetëve të 51 qytetarëve tanë.
Solidariteti vëllazëror mes shqiptarëve dhe mbështetja e miqve të huaj na mundësoi të qëndronim në këmbë gjatë atyre momenteve shumë kritike pasigurie për familjet shqiptare, për ekonominë shqiptare, për biznesin dhe punonjësit.
Lëkundjet e tokës, treguan për të gjithë, Shqipërinë përtej fasadës së Rilindjes. Pas tyre, Shqipëria pati një përballje katastrofike me krizën që la pas tërmeti.
Ende sot, 1 vit nga ngjarja tragjike, familjeve që i mbijetuan tërmeteve nuk iu është mundësuar një strehim i sigurtë por janë lënë në mes të rrugëve, pa zgjidhje.
Ndërsa ekonomia dhe papunësia vazhdon përkeqësimin, shqiptarët vazhdojnë emigrimin.
Rindërtimi nuk duhet të përdoret nga qeveria si një program propagande. Krizat kërkojnë lidership të përgjegjshëm në drejtim, që nuk nxit probleme por zgjidh probleme.
Ka nevojë për drejtues që të kenë ndjeshmëri ndaj qytetarëve dhe vizion bashkimi për zgjidhjen sa më të shpejtë dhe të plotë të krizave, të problemeve ekonomike dhe sociale që ato shkaktojnë.
Shqipëria dhe shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që punon për të gjithë, jo vetëm për ata të lidhur me të.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
Haga lë në burg ish-krerët e UÇK: Ekziston rreziku që të arratisen
Pëllumb Pipero infektohet me koronavirus, pak ditë më parë bëri vaksinën
I mori 8 milionë lekë familjares së pacientes me COVID-19, gjykata lë në burg Tire Alldervishin
Basha kujton Holokaustin: Përballja me të keqen është imperative edhe sot
Reshjet e borës, rrugët ku shoferët duhet të përdorin zinxhirë
Plagoset me thikë 19-vjeçari në Durrës, arrestohet autori i dyshuar
Nëndrejtori i ISHP: Në Shqipëri po qarkullon një COVID ndryshe, nuk jemi në gjendje të themi nga vjen
“Përkrahje ndaj grave”, Kryemadhi në Divjakë: Pesë prioritetet e LSI duhet të vihen në zbatim menjëherë
Lini nje Koment