

Stresi dhe Noizy janë ndër reperët më të suksesshëm, të cilët kanë qenë miq vite më parë, por nuk dihet arsyeja që çoi në prishjen e raportit mes tyre.
Prishja e raporteve u pasua me konflikte të ndryshme dhe diss-e, por së fundmi Stresi i është rikthyer marrëdhënies së tyre në “Roped With Olsi”.
I pyetur nga Bylyku se cili është ai person për të cilin është penduar se ka patur miqësi, Stresi tha: “Ai që bën zhurmë”, duke mos i përmendur as emrin.
Ai u shpreh se dikur kanë qenë shokë, dhe se tashmë është penduar që i ka besuar.
“I vetmi person për të cilin jam penduar që e kam njohur, jam penduar që i kam besuar, jam penduar që në bazë të këtyre rrjedhojave që na ndodhën, tani jam penduar normalisht. Është pendesë sepse është histori shumë e madhe mes nesh.
Pendohem normalisht që e kam patur mik e që i kam besuar apo ç’rëndësi ka, e them për herë të parë këtu, është ai çuni që bën zhurmë. Fillimet tona kanë qenë ndryshe.”, tha Stresi.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
Stresi publikon bisedat me nënën pas shpalljes në kërkim nga policia
“Shtëpia ime u dogj”, Bebe Rexha surprizon fansen
Arbana Osmani publikon foton e ëmbël me të birin e porsalindur: Dashuria ime e vogël
Dua Lipa shtatzënë? Këngëtarja fshiu menjëherë postimin që ngriti dyshime
Dafina Zeqiri konfirmon ribashkimin me Dj e njohur
Greta Koçi largohet nga Shqipëria? Këngëtarja ngre dyshime për këtë shtet
Olta Gixhari po bënte video, por i biri kthen kokën dhe zbulon për herë të parë portretin
Suksesi i radhës! Tayna konfirmon duetin me artistin me famë botërore
Lini nje Koment