X

Sekuestrohen 30 kilogram heroinë në Elbasan, tre persona në pranga

Policia e Elbasanit ka sekuestruar sot 30 kilogram heroinë.

Tre persona, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet me dije, janë arrestuar nga policia.

Mësohet se në operacion është përfshirë Drejtoria e Policisë së Elbasanit nën drejtimin e Prokurorisë së rrethit.

Droga dyshohet se vinte nga Turqia dhe si destinacion final kishte Greqinë.

Të tjera detaje lidhur me operacionin pritet të zbulohen në orët në vijim.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Rindërtimi, premtimi i pambajtur për dhënien e çelësave para Vitit të Ri

Në 30 dhjetor 2019, teksa banorët akoma nuk kishin mbledhur veten nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, Edi Rama bëri...

Close