X

“Pendohem që e kam patur mik”, Stresi flet si rrallëherë për raportin me Noizy-n


Stresi dhe Noizy janë ndër reperët më të suksesshëm, të cilët kanë qenë miq vite më parë, por nuk dihet arsyeja që çoi në prishjen e raportit mes tyre. Prishja e raporteve u pasua me konflikte të ndryshme dhe diss-e, por së fundmi Stresi i është rikthyer marrëdhënies së tyre në “Roped With Olsi”.

I pyetur nga Bylyku se cili është ai person për të cilin është penduar se ka patur miqësi, Stresi tha: “Ai që bën zhurmë”, duke mos i përmendur as emrin. Ai u shpreh se dikur kanë qenë shokë, dhe se tashmë është penduar që i ka besuar.

I vetmi person për të cilin jam penduar që e kam njohur, jam penduar që i kam besuar, jam penduar që në bazë të këtyre rrjedhojave që na ndodhën, tani jam penduar normalisht. Është pendesë sepse është histori shumë e madhe mes nesh.

Pendohem normalisht që e kam patur mik e që i kam besuar apo ç’rëndësi ka, e them për herë të parë këtu, është ai çuni që bën zhurmë. Fillimet tona kanë qenë ndryshe.”, tha Stresi.

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
FOTOT/Oriola Marashin nuk e kemi parë kurrë si sot

Modelja seksi, Oriola Marashi vazhdon të tërheq vëmendjen e të gjithëve me fotot që publikon, duke u kthyer në kryefjalën...

Close